Janeva sot duhet të njoftojë se çfarë do të hetohet

Prokuroria Themelore Speciale sot duhet të thotë se cilat lëndë që kanë dalë nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme do t’i hetojë. Sot është afati i fundit nga tetë ditët, prej të cilave Katica Janeva dhe ekipi i saj duhet të vendos se cilat lëndë janë kompetente e cilat jo.

Paraprakisht, Janeva dhe 12 ndihmësit- prokurorë konkluduan se nën kompetencat e tyre janë manipulimet zgjedhore që dolën nga përgjimet e paligjshme, me çka formuan gjithsej 14 lëndë para procedurës hetuese. Edhe pse Prokuroria Speciale kishte planifikuar dinamikën që çdo 15 ditë të kërkojë një numër të caktuar lëndësh nga prokuroritë publike, të cilat deri më tani kanë trajtuar, megjithatë para dhjetë ditëve Prokuroria Publike e Janevës ia dorëzoi të gjitha lëndët nga bisedat e përgjuara. Megjithatë, lëndët për të cilat Janeva sot duhej të tregoj se lëndët për rastin “Puçi” a është në kompetencat e saj, i cili tashmë është në procedurë gjyqësore, ku njëri nga të akuzuarit është lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Nga kabineti i Katica Janevës për “Meta” njoftuan se sot nuk do të ketë  konferencë për shtyp, kurse informacionet për opinionin publik do të jepet me anë të një kumtese, edhe atë deri në orën 14.