fbpx

Partia popullore serbe kërkon të ndërtohet mur në kufirin me Maqedoninë

-

Partia popullore serbe (PPS) konsideron se Serbia duhet, sipas shembullit të Hungarisë, të ngrit mur në kufirin me Maqedoninë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohet fluksi i emigrantëve.

“Është koha që të sillemi si çdo shtet tjetër nga Evropa Perëndimore që në vend të parë e vendos interesin personal para interesit të tjerëve” thuhet në reagimin e PPS-së.

Nga partia përkujtojnë se sipas definicioneve të BE-së dhe KB-së, refugjat janë ata që ikin nga lufta, azilant janë ata që janë të cenuar në vendlindjen për shkak të qëndrimeve politike ndërsa emigrantë janë ata që kërkojnë jetë më të mirë.

“Në Serbi nuk kemi qëndrim zyrtar për çfarë kategorie bëhet fjalë, përveç që çdo ditë arrijnë lajme alarmuese nga qarqet zyrtare se në fund të vitit do të ngriten 100 mijë kërkesa për azil, që do të na kushtoj neve 150 milion euro shtesë” thuhet në qëndrimin e partisë.

Sipas PPS, Kuvendi në Serbi duhet të pengoj mundësinë që një emigrant të kërkoj të drejtë për azil nëse ka kaluar përmes ndonjë shtetit të sigurt, gjegjësisht Greqisë dhe Maqedonisë, e nuk ka kërkuar atje azil.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.