fbpx

Spasovski: Pa listë zgjedhor të re, të pastër dhe të besueshëm nuk mund të ketë zgjedhje korrekte

-

Afatet për pastrimin e Listës zgjedhore që moti janë shkelur. Pas gjitha keqpërdorimeve  që i gjetëm edhe atë vetëm sa e prekëm çështjen sipërfaqësisht rreth mënyrës me të cilën janë dhënë dokumentet personale nga MPB, me të cilat është votuar, është më se e qartë se Lista zgjedhore është kontestues, me tregues serioz për të dhëna kriminale në të” deklaroi ministri i brendshëm Oliver Spasovski në intervistë për “Utrinski Vesnik”.

“MPB për këtë do t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme sipas kompetencave igjore. Siç e dini, lista zgjedhore tani është në kompetencë të KSHZ-së, që duhet të konfirmoj metodologjinë e pastrimit. Por, afatet që moti janë tejkaluar. Pa listë zgjedhor të re, të pastër dhe të besueshëm nuk mund të ketë zgjedhje korrekte –shton Spasovski.

Për situatën në kufi ai tha se situata është e qëndrueshme. Forcat e sigurisë, sipas tij veprojnë në mënyrë profesionale.

“Ka fluks të refugjatëve, pjesa më e madhe e tyre nuk vijnë pse duan, por për shkak se shtetet e tyre janë kapluar nga lufta. Mes tyre ka fëmijë dhe njerëz të lodhur nga rruga. Maqedonia është e obliguar që sipas konventave ndërkombëtarë t’i respektoj të drejtat e njeriut. Për këtë shteti duhet t’i fokusoj kapacitet dhe të siguroj mbrojtje për qytetarët e Maqedonisë si dhe trajtim human për refugjatët. MPB po vepron në këtë drejtim. Kemi komunikim të rregullt dhe koordinim me vendet e rajonit dhe BE-së sepse problemi është i përbashkët” thotë Spasovski në intervistë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.