fbpx

Spasovski lëvdon policët, Çavkov qorton homologët grek

-

Lëvdatat shkojnë në adresë të policëve maqedonas të cilët sot mirë u ballafaquan me situatën në përgjithësi edhe krahas kolegëve të lënduar- deklaroi ministri i brendshëm Oliver Spasovski i cili mbrëmë së bashku me zëvendësin e tij Mitko Çavkov vizitoi policët e lënduar nga përleshja me emigrantët.

Zëvendës-ministri Çavkov tha se për shkak të komplikueshmërisë së gjendjes, policia nuk ka mundur të reagoj në mënyrën e duhur dhe shprehi keqardhje që kolegët e tyre grek nga ana tjetëre kufirit, nuk kanë ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi, që sipas tij, ka qenë shkak për lëndimin e policëve.

“Edhe pse janë plotësuar kushtet për përdorimin e forcës fizike, megjithatë për shkak se situata ishte e tillë gjegjësisht njerëzit ishin në anën tjetër të kufirit, policët nuk kanë mundur të reagojnë në mënyrë përkatëse dhe në kohë. Më vjen keq që në anën tjetër të kufirit kishte kolegë tanë të shërbimit policor, por të cilët nuk reaguan, edhe pse ishte obligimi i tyre. Faktikisht ky ishte shkaku që kolegët tanë pësuan” deklaroi Çavkov.

Në incident sipas të dhënave nga MPB janë lënduar 18 nëpunës policor.

Dje rreth orës 13.30 një grup prej qindra emigrantë të cilëve iu ndalua hyrja në vend për shkak të masave të selektimit dhe profilimit të tyre, sulmuan me gurë policinë e cila në atë moment po vendoste gardhin mbrojtës në kufirin grek.

Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov i cili është udhëheqës i Komitetit drejtues për menaxhim me krizën e refugjatëve, gjatë vizitës së djeshme në Gjevgjeli, theksoi se vendosja e gardhit është për sigurinë dhe kontrollin e emigrantëve që futen në territorin e vendit dhe është në përputhje me vendimet e vendeve tjera anëtare të BE-së si dhe vendet e rutës ballkanike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.