fbpx

Të gjithë na helmojnë, për masat do të presim

-

Ndotja në Shkup, e matur në orën 13:00 është 161.83 mikrogramë në 1 m3, që është tre herë më e lartë se 50 mikrogramet e lejuara.

Momentalisht sipas të dhënave nga faqja e Mistrisë për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan se është vërejtur një nivel shumë i lartë i grimcave PM-10 në lagjet e Shkupit, Qendër,  Gazi Baba dhe në njësitë matëse Rektorat, si dhe në komunën Tetovë. Në lagjet Karposh, Lisiçe dhe në Komunën Veles, ndotja është në nivel të lartë. Përqendrimi i lartë i grimcave kancerogjene PM-10 është vërejtur dhe dje si dhe të dielën.

Nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, thonë se në përputhje me ligjin, janë të obliguar të rregullojnë ndotjen që vjen prej kapaciteteve të mëdha, si fabrika dhe elektrocentrale.
– Ne jemi të obliguar për kapacitetet e mëdha, si fabrikat dhe elektrocentralet. Për ndotës më të vegjël, vetëqeverisja lokale është e obliguar dhe të gjitha komunat  duhet të përgatisin plan aksioni dhe të punojnë në përputhje me ato plane- thotë Sasho Sekullovski nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Nga komuna Karposh thonë se në territorin e saj ka kontrolluar të gjitha personat juridikë që janë nën kontroll të saj dhe veprojnë sipas ankesave,të cilat gjithmonë i marrin nga qytetarët ose persona juridik.
– Komuna është vetëm pjesë e Qytetit të Shkupit dhe si njësi e vetëqeverisjes lokale,kompetencat e saj janë të vogla, pra të kufizuara në një numër të vogël personash juridik që kontrollohen. Është vendosur një stacion i automatizuar për kontroll të cilësisë së ajrit në shkollën fillore “Petar Pop-Arsov” – thonë nga Karposhi

Nga qyteti i Shkupit thonë se ata po ndërmarrin masa nëse 10 ditë në vazhdim, është vërejtur një nivel më i lartë i ndotjes nga normalja.
– Qyteti i Shkupit lëshon paralajmërim , kur pesë ditë me radhë ndotja kalon nivelin e lejuar. Në 10 ditë ndërmerren masa. Masat që i ndërmerr qyteti i Shkupit janë, larja e bulevardeve dhe spërkatje e rrugëve me kalcium, acid magnezi. Meqë është viti i parë, spërkatja do të bëhet vetëm në zonën e qendrës. Rrugët do të spërkaten nëse kushtet lejojnë, pra kur lagështia e ajrit nuk kalon 80%, përndryshe s’do të kemi efekt. Nëse kushtet për spërkatje janë të mira, atëherë me këtë masë grimcat PM-10 do të reduktohen për 10-20%. Nëse kushtet nuk lejojnë, atëherë spërkatja do të shtyhet derisa nuk do të përmbushet niveli i lejuar i lagështisë së ajrit- thotë Nedelço Krstevski nga qyteti i Shkupit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.