fbpx

Shtrembërohet Deklarata e Samitit të Athinës

-

*Përgatiti: Ridona Berisha

Me 21 gusht 2023, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, mblodhi liderë të Ballkanit e Bashkimit Evropian,  ku u diskutua për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit. Pas takimeve të zhvilluara, pjesë e të cilave ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, media serbe spekuluan lidhur me përmbajtjen e Deklaratës së miratuar në fund të Samitit. “Nova.rs” duke e proklamuar si dokument ekskluziv e shtrembëroi tekstin e dokumentit, ku të gjithë liderëve ua përmendi emrat e shteteve prej nga vijnë, përveç kryeministrit të Kosovës, Kurtit.

Ne, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatović, Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Rumanisë Ion-Marcel Colaku, Kryeministri Albin Kurti, Presidenti i Këshillit të Ministrave Borjana Kristo, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri bullgar Nikolaj Denkov dhe ai kroat Andrej Plenkoviç, në prani të Presidentit të Këshillit Evropian dhe Presidentit të Komisionit Evropian, u takuan sot në Athinë njëzet vjet pas Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Selanik, dhe lëshuan këtë ​​deklaratë…”, shkruan në teksin e shtrembëruar të publikuar nga  Nova.rs.

Image

Ky artikull është përkthyer dhe publikuar edhe në gjuhën shqipe në Nacionale, me titull, “Publikohet teksi i deklaratës që u miratua në Greqi: Veç Kurtit, s’i përmendet vendi nga vjen”. Mirëpo, më pas ky medium e ka ndryshyar titullin në – “Publikohet teksti i deklaratës që u miratua në Greqi” dhe në përmbajtje ka dhënë sqarimin për ndryshimet e bëra.

Por në Deklaratën zyrtare të Samitit të Athinës, e publikuar nga Ministria e Jashtme e Greqisë pjesëmarrësve në takim u  është referuar vetëm me emrin e tyre dhe pozitën, por jo edhe vendet që përfaqësojnë.

Ne, Presidenti Aleksandar Vuçiq, Presidentja Maia Sandu, Presidenti Volodymyr Zelensky, Presidenti Jakov Milatović, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri Ion-Marcel Ciolacu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Kristo, Kryeministri Dimitar Kovachevski, Ministri Nikolai Denkov dhe kryeministri Andrej Plenkoviç, në prani të Presidentit të Këshillit Europian dhe Presidentes të Komisionit uvropian, u takuan sot në Athinë, njëzet vjet pas Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Selanik dhe nxorën këtë deklaratë:…”, shkruan në deklaratën zyrtare.

Image

Përmes këtij dokumenti, u shpreh mbështetja dhe vlerësimi për përpjekjet e zellshme të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, që po ashtu morri pjesë në këtë samit, në përcaktimin e parimeve për paqen në përputhje me Kartën e OKB-së. Po ashtu aty u nënvizua nevoja për një proces zgjerimi të ringjallur nga ana e BE-së me vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e saj.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

ИзворSbunker.net

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.