fbpx

Shekerinska: E pritshme edhe e turpshme është heshtja e Ivanovit

-

„E pritshme dhe turpshme është heshtje e Gjorge Ivanovit”, tha zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, e pyetur për atë se si e interpreton sjelljen e kryetarit të shtetit në raport me aferat e përgjimit dhe krizës politike që doli nga ta.

–Mënyra se si u zgjodh, mënyra se si e praktikoi funksionin e tij në pesë vitet e kaluara, nuk na bëri që të presim diçka më shumë. Por, në situatë kur Maqedonia është në krizë serioze, me të vërtetë edhe ne jemi të shokuar që ai vazhdon të jetë vetëm një dëshmitar shurdh. Pushteti doli me një sërë gënjeshtrash qesharake, ndërsa ai nuk mblodhi forca as ta thërras Këshillin e Sigurisë përderisa bashkëpunëtorët e tij pohojnë se “kanë gisht” shërbimet e huaja. Kjo tregon se as Ivanovi nuk beson ne gënjeshtrat e Gruevskit – deklaroi Sheqerinska.

Sipas, zëvendëskryetares të LSDM-së, deklarata e ish-prokurorit publik, Lupço Shvërgovski, dhënë për “Dojçe Vele” tregon dy gjëra: se regjistrimet janë autentike dhe se qeveria, gjyqësia dhe prokuroria i ka shikuar dhe trajtuar si dorën e saj të shtrirë.

Ajo nuk deshi ta komentojë kyçjen e ekipeve ndërkombëtare në procesin e zgjidhjes së krizës, i cili proces siç theksoi ende është në fillim.

Shekerinska, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, e përsëriti qëndrimin e LSDM-së në lidhje me ekspertët ndërkombëtarë të cilët do ta kishin mbikëqyrur procesin gjyqësor për lëndët “Puç” dhe “Përgjime”. Ajo thotë se “për të pasur procedurë të denjë elementare” , prokurori aktual publik, Marko Zvërlevski të japë dorëheqje, ndërsa të njëjtën, sipas saj, duhet ta bëjë edhe kreu i sektorit për krim të organizuar, Jovo Ilievski.

– Pas këtyre dy dorëheqjeve, prokuroria ka gjasa të lirohet nga presioni dhe në këtë rast, mbikëqyrja ndërkombëtare, edhe atë me mandat të qartë do të jetë plus – tha Sheqerinsa.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.