Çfarë thanë për fiaskon e bisedimeve në Bruksel

-

Bisedimet që zgjatën më shumë se 12 orë në Bruksel mes liderëve të VMRO DPMNE, LSD, BDI dhe PDSH, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi dështuan.

LSDM dhe VMRO DPMNE akuzohen mes vete për dështimin e bisedimeve.

Ja në një vend prononcimet e palëve:

Nikolla Gruevski:

“Ai erdhi për të mos u dakorduar. Ai erdhi me pozita të tilla të ndërtuara që në pjesën më të madhe ia ndërtojnë njerëz të tjerë të cilët janë të afërt me LSDM-në, qofshin përfaqësues të organizatave joqeveritare, qofshin profesorë të caktuar universitarë apo disa redaktorë të medieve etj., ata ia ndërtojnë qëndrimet dhe ai vjen me këtë dhe bën gjithçka që të mos dakordohet, pasi që marrëveshja do të thotë rrugë e pastër për zgjedhje të parakohshme në të cilat ai duhet të ballafaqohet me popullin. Jo me Nikolla Gruevskin, vetëm, ai duhet të ballafaqohet me dy milionë votues të Republikës së Maqedonisë dhe ta fitojë besimin e tyre. Por ai e dëshiron të kundërtën. Të mos ndodhin shpejt zgjedhjet, të dështojnë negociatat e këtilla siç dështuan sot, që të shtyhen zgjedhjet të cilat u dakorduan herën e kaluar dhe njëherësh të pësojë ekonomia. Ardhja e investitorëve të rinj të ngecë ose të ndërpritet, të hapen vende të reja pune, të fillojë të mbytet ekonomia dhe ai këtu beson se do ta gjejë shpëtimin e tij politik. Se nuk do të shkojë ekonomia, do të ndalojë hapjen e vendeve të reja të punës, do të bjerë prodhimi industrial, do të bjerë eksporti dhe ndoshta ai këtu do të fitojë diçka që ose të mos humbasë ose të humbasë më pak, pasi që nëse tani shkojmë në zgjedhje, do ta përjetojë dështimin më të madh në historinë e LSDM-së”

 

LSDM:

 

Bisedat në Bruksel kanë përfunduar pa marrëveshje për zgjidhje të krizës politike në Maqedoni përmes bisedimeve, njoftoi  LSDM.

“Nuk është i përmbushur kushti për çështjen thelbësore rreth hapjes së bisedimeve, organizimit të Qeverisë që nuk do ta kryesojë Nikolla Gruevski.

Kryetari Zaev dhe delegacioni i LSDM-së i kanë qëndruar konsekuentë të pozicionit parimor që është qëndrim edhe i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesë.

 

Zoran  Zaev:

“Qëndrimi jonë është mëse i qartë dhe i argumenton pozitat tona gjatë gjithë këtyre muajve. Gruevski është i gatshëm të gjithë ti shet, të bëjë lëshime vetëm e vetëm ai të mbetet në krye të Qeverisë. Nëse do të kemi zgjedhje të cilat do ta pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve, ai do ta përjetojë humbjen që me vite e meriton. Patjetër të sigurohen kushte për zgjedhje të drejta, fer dhe demokratike!”tha mes tjerash Zaev.

Han:

“Negociatat ishin të hapura dhe detajuara por nuk çuan deri në zgjidhje përfundimtare. Komisioni Evropian u bën thirrje të gjithë partive politike- në interes të shtetit të tyre dhe qytetarëve të tyre – të gjejnë një kompromis afatgjatë politik pa asnjë prolongim më tej dhe të dalin me propozime konkrete për ri-ndërtim të marrëveshjes së arritur në Shkup më 2 qershor. Angazhimi për reforma që përmendet në të si dhe për të cilat u betuan të gjithë liderët partiak duhet të plotësohen me urgjencë. Kjo është kyçe për shtetin për të bërë progres në rrugën euro-atlantike. Komisioni Evropian tani do të shqyrtojë mundësinë se si të kontribuojë më mirë në procesin politik në vend dhe mbetet i gatshëm për të lehtësuar diskutimet.”” thuhet në kumtesën e Han,

 

Han në Twitter shkruan:

  1. Shumë i zhgënjyer nga mungesa e përgjegjësisë dhe lidershipit nga disa liderë”
  2. Qytetarët meritojnë më mirë: demokraci, sundim të ligjit dhe një ardhmëri evropiane. Nuk do të dorëzohemi!”

 

 

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...