LSDM përshëndeti përpjekjen e Han për zgjidhjen e krizës

Qëndrimet e LSDM në lidhje me takimin e mbajtur janë prezantuar në deklaratat e funksionarëve partiak dhe në njoftimet zyrtare të partisë, reagojnë nga LSDM me njoftim. Nga partia thonë se rrjedha dhe epilogu i takimit të mbajtur në Bruksel, kanë shkaktuar komente, spekulime dhe dezinformata të ndryshme në mediume dhe opinionin e gjerë në Maqedoni.

“Edhe njëherë përshëndetim përkushtimin e plotë, para se gjithash të euro- komisarit Johanes Han, si dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë prezent në Bruksel. Duam t’i falënderojmë për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin personal përmes propozimeve dhe zgjidhjeve për daljen nga kriza.