fbpx

Pa sukses përfundoi raundi i fundit i bisedimeve mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së në Bruksel

-

Për euro- komisarin Johanes Han bisedimet kanë qenë të hapura dhe të hollësishme dhe urgjentisht u bën thirrje palëve që të gjejnë kompromis afatgjatë dhe të ofrojnë propozime konkrete duke ndërtuar në bazën e marrëveshjes së 2 qershorit në Shkup.

Përpjekjet e reformave duhet zbatuar urgjentisht, vlerëson Han ndërsa kjo është rëndësia thelbësore për shtetit që të arrihet avancim drejt proceseve euro- atlantike.

Kryeministri Gruevski pas takimit mbajti fjalim për opinionin.

Ai konsideron se opozita nuk dëshiron të ketë marrëveshje sepse ka frikë të ballafaqohet me popullin në zgjedhje dhe me këtë dëmton shtetin dhe ekonominë.

Ai akuzoi Zaevin për mos- pasje serioziteti në bisedime.

“Njeriu ka frikë nga zgjedhjet. Ai e di se në zgjedhjet e ardhshme do të pësojë fiasko, se do ta pësojë humbjen më të madhe të LSDM-së në historinë e deritanishme. As nuk dëshiron marrëveshje, e as zgjedhje”- vlerësoi Gruevski.

Ndërsa nga ana tjetër  Zaev tha se opozita ka qëndruar parimore në qëndrimet e saja dhe se ka “shumë dëshmitarë se Gruevski është fajtor për mos- suksesin e bisedimeve të mbrëmshme”.

Për opozitarin, zgjedhjet duhet të ketë nëse ato janë korrekte, të drejta dhe të lira.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.