Pritet përgjigje nga Gruevski për takim të ri liderësh

-

Ende nuk dihet nëse sot apo kur në përgjithësi do të takohen liderët e VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Nga burimet jozyrtare mësojmë se për momentin pritet kryeministri Gruevski të prononcohet rreth propozimit të fundit që e ka vendosur opozita në tavolinë.

Burimet njoftojnë se para se të vendos për atë se a do të ketë apo jo takim, Gruevski duhet të takohet me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.

Nëse sillet vendim për takim, me siguri ai do të mbahet në orët e pasditës.