Zaev ka afat deri pasdite të paraqitet tek gjykatësi kompetent

-

Gjykata në Strumicë i dha afat deri pasdite që lideri i LSDM-së Zoran Zaev të paraqitet para gjykatës kompetente, e nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të dërgohet njoftim deri në Gjykatën themelore Shkupi 1 e cila më pas duhet të caktoj masë të re për sigurim, njofton “Plusinfo”.

“I akuzuari duhet të paraqitet deri më orën 9 e 30, por gjykatësi me procedurë të mëparshme bën tolerancë deri në pasdite sepse ka parasysh që i akuzuar mund të ketë udhëtuar apo ka arsye objektive për vonesë. Nëse nuk paraqitet deri në atë kohë, do të dërgohet njoftim me shkrim deri tek Gjykata themelore Shkupi 1. Si do të veprohet më tutje, varet nga gjykata e cila e ka caktuar masën”, thotë gjykatësja Cona Kalamernikova.

Njoftimi me shkrim dërgohet përmes postës, kështu që nuk mund të thuhet se kur saktë do të arrijë në Shkup. Nga Gjykata themelore e Shkupit shpjegojnë se nuk  e pranojnë njoftimin, s’mund të tregojnë se si do të veprojnë.

Zaev në konferencë shtypi tha se nuk do të paraqitet më në gjykatë, as nuk do të vijë në seancat sepse nuk i pranon gjyqësorin si pushtet i pavarur sepse sipas tij është nën kontrollin e plotë të Gruevskit dhe familjes së tij.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...