Mile Janakievski nuk e kalon përgjegjësinë vetë në NP “Rrugët e Maqedonisë” për tërë avarinë nëpër rrugët pas reshjeve të dëborës, sepse për tërë gjendjen përgjegjës është pushteti i Nikolla Gruevskit, akuzoi sot LSDM.
– Pushteti i Gruevskit është ai që i futi në borxh qytetarët e Maqedonisë për shatërvanë të gurit, përmendore dhe për rrota që kushtojnë me miliona, në vend që ti zgjidh nevojat qenësore. Prandaj, nga bora e parë nuk janë funksionale një pjesë e madhe nga drejtimet rrugore magjistrale dhe rajonale, deri në rrugicat e vogla – qëndron në kumtesën nga LSDM.
Prej aty thonë se, sipas informacioneve të tyre, rezervat e kripës janë sjellë në minimum, për të cilën gjë një numër i vogël i automjeteve janë në gjendje ta kryejnë funksionin e vet.
– Në vend që të fotografohen deri në problemet që krijohen, përfaqësuesit e Qeverisë së Gruevskit menjëherë le ti kthejnë prioritetet drejt qytetarëve. Përgjegjësia për tërë gjendjen është pushteti i Nikolla Gruevskit-thonë nga LSDM.