fbpx

LSDM-ja akuzon pushtetin për problemet me rrymën elektrike

-

Më tepër se 48 orë në errësirë jetojnë banorët e dhjetëra fshatrave në komunën Mogilla. Thonë se sipas informacioneve me të cilat disponon partija e tyre, flitet për restrikcione në komunat e Shkupit akuzon LSDM.

– Nga dita e diel rrymë elektrike nuk ka në Ivanjevcë, Novosellani, Podino, Lloznani, Sveto Todori, Tërnovc, Vasharejc dhe në Noshpall. Korrent nuk ka edhe në Mavrovë, Rostushë. Nga mëngjesi i sotëm ka shkëputje të largpërçuesit të MEPSO te Vërtoku – Tetovë. Komisionit për energjetikë të LSDM mbrëmë i ka arritur informacion nga Vevçani se edhe atje banorët dy ditë janë pa rrymë elektrike. Njerëzit druajnë se do të jenë pa rrymë elektrike edhe gjatë ditëve të ardhëshme për shkak të defektit të largpërçuesit midis Strugës dhe Dibrës. Informacionet me të cilat disponojmë flasin për restrikcione tanimë të realizuara të rrymës elektrike në komunat e Shkupi. Ky pushtet është duke e fshehur këtë – akuzoi Atanasko Tuneski, anëtar i komisionit për energjetike në LSDM.

Nga partia thonë se më së paku që mund të bëhej është që MEPSO tu kërkojë ndjesë qytetarëve për barok-politikat katastrofale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.