fbpx

“Bomba” e Qendrës: Gruevski porosit shpulla për Zhernovskit

-

Kryetari i organizatës komunale të LSDM-së në Qendër, Sasha Bogdanoviq në konferencën e shtypit në lagjen Kapishtec të Shkupit tha se bisedat e sotme përkujtojnë ashensorët e bllokuar, gomat e shpuara, shtabet e thyer, vjedhjen e materialeve zgjedhore, të gjorëve nga Pusteci dhe shumë parregullsi dhe kërcënime në periudhën e zgjedhjeve.

“E di se tani do të marrim edhe një fitore për Qendrën. Për një javë të gjithë banorët e Qendrës do të jenë të rregulluar para referendumit të parë në komunë për ruajtjen e autenticitetit të QTQ-së, më 26 prill. Nuk është vetëm referendum për QTQ-në, por është për liri, referendum për demokracinë dhe referendum kundër Nikolla Gruevskit. Më 26 prill do ta dëgjoni “bombën” më të fuqishme deri më tani –do të jetë “bombë” e qytetarëve dhe “bomba” e cila do t’i ruaj themelet autentike të QTQ-së dhe gjithë neve. Do të dëgjoni kush është mendja e sëmurë që qëndron pas projektit “Shkupi 201”. Është kryeministri Nikolla Gruevski i cili e fshin dhe vizaton qytetin tonë, tha Bogdanoviq.

Mile Janakieski dhe Nikolla Gruevski bisedojnë për atë se çfarë para se të shpallet konkursi për Shtëpinë e oficerëve, autori ka ndryshuar pamjen lidhur me atë se si duhet të duket. Gruevsi i shpjegon se pamja e re nuk ka qenë sipas pamjes së Kosta Mazgalovskit. Janakieski thotë se e ka fotografinë dhe se do t’ia jep. Ata merren vesh se deri kur duhet të jetë gati propozim- projekti. Gruevski e pyet Janakieskin sa është e sigurt se deri më 12 prill i interesuari patjetër duhet të nxjerr leje për Shtëpinë e oficerëve.

Në bisedën e rashës me Mile Janakieskin, Gruevski i thotë se “me Ali Babën nuk ka marrëveshje”, se asgjë nuk ka nga kjo, por gjatë mandatit të tij dëshiron të ndërtoj diçka. Ata bisedojnë për “shkallët spanjolle” ndërsa Gruevski insiston të bëhet varianti i shkurtër, sepse kjo do të kushtonte 4, 5 milion ndërsa varianti i gjatë më shumë.

Ata bisedojnë edhe për muhabetin e Janakieskit me Alekin i cili gjoja nuk ka dashur të blej edhe një parcelë në shesh që mos të thotë njerëzit se ka blerë çdo gjë.

Në bisedën e fundit, Mile Janakieski dhe Nikolla Gruevski flasin për një vendim të Gjykatës kushtetuese. Gruevski insiston kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski “të hajë pesë- gjashtë shpulla para kamerave”. I thotë, “të futen qytetarët dhe njëri të vijë dhe t’ia jep tre shpulla të forta dhe të del”.

“Të premten do të grumbullojmë diku 2000 persona para Qendrës, një pjesë do të futen edhe brenda, sepse apo qytetarët kanë të drejtë të hynë, të shohim të mendojmë të ngrihet njëri dhe tre- katër shpulla t’ia jep para të gjithëve. Nuk mundet t’i bëhet asgjë, nuk ka lëndime trupore për kallëzim penal, ka vetëm kallëzim kundërvajtës.

Në fund të tubimit, Zhernovski tha se deri më tani kryeministrit iu ka drejtuar me ju ndërsa prej sot me ti.

Kur ishe ministrër në qeverinë e Lubço Georgievskit ju drejtoheshim me ju , tani ju thëras ty sepse je në njeri i dhunshëm , je politikan që mendon vetëm për provezione dhe para. Në vend se në qeveri ti shëtit me furgon për të kërkuar parcela për ty dhe familjen tënde. Gruevski nuk është njeri që punon ka 15 orë për shtetin , por për provizionet e tij për parcelat e tij. Më kotë e ka Gruevski që dëshiron të fshihet prapa mureve të mëdha të parcelave në Vodno, ai do të shihet nga qytetarët prapa grilave të burgut. Shuplaka e vërtetë për Gruevskin do të arrije. Ti ndërton përmendore dhe skulptura, ne ndërtojmë çerdhe dhe shkolla, ti pret drunj, ne mbjellim, ne nuk jemi si ti që mos t’i pyesim qytetarët se si të shpenzohen gjysmë miliard euro për “Shkupi 2014”. Të të them se ëndrra jote që të ndahesh nga qytetarët me mur nuk do të realizohet, por së shpejti ti nga qytetarët do të ndahesh me grila”, tha Zhernovski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.