fbpx

LSDM me “bombë” të re: Gruevski është arkitekti kryesor i “Shkupi 2014”

-

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, sot në “Kampin e lirisë” para Qeverisë publikoi biseda të reja të përgjuara lidhur me projektin “Shkupi 2014” ku siç tha, dëgjohet se si Nikolla Gruevski kurdis dhe zhvendos ministri, rregullon fasada, ballkone, mermerë dhe llaç.

Në bisedën e parë, kryeministri Nikolla Gruevski flet me Mile Janakieskin dhe kërkon që për godinën e MPJ-së të jepet leje e përkohshme me kusht. Janakieski i thotë se gjysma e administratës së shtetit është në objekte në të zezë sepse nuk u janë regjistruar objektet në kadastër.

Në bisedën e dytë, Nikolla Gruevski i thotë Mile Janakieskit se dëshiron ballkone prej 2,5 metrave për hotel me stil baroku ndërsa prapa Sallës Universale dëshiron të vendos shatërvan sikur në Romë.

Në bisedën e radhës, ata bisedojnë se si do të duken autobusët e rinj të NTP-së. Gruevski insiston të ketë diçka me ngjyrë portokalli, “si simbol i kohës” dhe pyet “nëse do të ketë televizor”. Janakieski i thotë se nuk e di nëse do të ketë televizor ndërsa dorezat mund të jenë me ngjyrë portokalli ndërsa i shpjegon se ka radio, kamera dhe zërim.

Në bisedën e radhës Janakieski dhe Gruevski flasin për godinës komunale të Qendrës. Gruevski pyet pse është 15 kat. Janakieski i thotë se do të jetë objekt biznesi ndërsa vetëm tre kat do të jenë ndërtesë komunale. Gruevski kërkon barok, por mos të jetë ndonjë barok i “neveritshëm”.

Janakieski dhe Gruevski më tej në bisedat e publikuara flasin për “shkallët spanjolle” në qendër të Shkupit. Gruevski pyet a do t’ju lejohet rritje dhe ndoshta pronari do ta kërkoj pronën, ku Janakieski i thotë se do të anulojnë derisa të jetë gati projekti i tyre.

Gruevski dhe Janakieski flasin për ndryshimin e fasadave. Në bisedë përfshihet edhe ministrja Elizabeta Kançeska- Milevska, e cila kërkon Janakieski të jep leje ato të jenë përmendore të kulturës që të mund të ndryshohen.

Gruevski në bisedën e radhës flet me Janakieskin për godinën e AKE, për të cilën kërkon të bëhet me mermer e jo me llaç që duket si mermer, sepse Agjencia për komunikime elektronike ka mjete për ta lejuar këtë.

Në bisedën e fundit, Gruevski flet me Silvana Bonevën, të cilët i thotë se ministrja e kulturës të mos paraqitet në seancë parlamentare për pyetje të deputetëve sepse në e pyesin për “Shkupi 2014” do të humbim. Boneva kërkon dikush të vij në seancë përgatitore që t’u jep material që të dinë si të prezantojnë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.