fbpx

Protestë për Tamarën dhe karton të kuq për Todorovin më 24 shkurt

-

Nën moton “Karton i kuq për ministrin Nikolla Todorov”, qytetarë të shumtë janë organizuar përmes rrjeteve sociale, duke paralajmëruar kështu një marshim protestues më 24 shkurt, për të shpalosur kërkesë për përgjegjësi për vdekjen e Tamarës së vogël. Marshi është paralajmëruar të fillojë në orën 12:00 para Fondit të Sigurimit Shëndetësor, ndërsa vendmbërritja e marshit do të jetë Ministria e Shëndetësisë. Në rrjetet sociale komentohet se marshi do iu kushtohet edhe nevojës që të gjithë qytetarët të kenë qasje të njëjtë tek shërbimet shëndetësore. Deri tani, autoritetet e kanë shmangur përgjegjësinë nga vdekja e Tamarës. Todorov tha se bëri gjithçka mundi si ministër që ta dërgonte për operacion vajzën. Por nga familja e Tamarës së vogël kërkojnë përgjegjësi për burokracinë institucionale.

Protesta quhet “Karton të kuq për Todorovin” organizohet nga një grup qytetarësh dhe është publikuar në rrjetin social“Facebook” .

Protestë për Tamarën këtë fundjavë u mbajt në Veles

Intervenimi kirurgjikal i Tamarës Fondit të Shëndetësisë do t’i kushtonte 30.000 euor.

 

Мапа-протест-тамара
Кликнете за поголема фотографија

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.