fbpx

Më shumë se 300 mjekë janë larguar nga Maqedonia

-

Qendra e Emergjencës së  Shtipit mbeti  pa drejtuesen e saj Sunçica Postolova, pasi kjo në fjalë është larguar për punë në Gjermani. Doktoresha Postolova kështu iu bashkëngjitet dhjetëra mjekë të rinj nga Maqedonia Lindore, të cilët vitin e fundit janë larguar për punë nëpër spitalet gjermane. Ndihmën urgjente më herët e kishte lëshuar edhe një mjek, i cili po ashtu është larguar për një Gjermani. Nga Institucioni Shëndetësor thonë se jehona e mjekëve nga mjekësia primare është e madhe, për dallim nga spitali, ku specialistët janë të lidhur me kontratë ose pas viteve të avancimit, më vështirë vendosin të largohen jashtë vendit.

Nëpër fshatrat e Koçanit janë mbyllur tre ordinanca. Dy nga tre ambulancat e fshatit janë mbyllur pasi mjekët amë janë larguar jashtë vendit. Ambulancat  e fshatit vështirë mbushen me mjek. Kryetarja  e Shoqatës së Mjekëve privat, Lili Çolakova –Dervishova, thotë se kjo është për shkak të faktit që shpenzimet për mirëmbajtjen e ordinancave janë të larta ndërsa mjekët vështirë vendosin të punojnë nëpër fshatra. Jo më pak ndikon edhe përzgjedhja e pacientëve të mjekut në vende ku ka barnatore, prej ku menjëherë mund të furnizohen me ilaçe. Mirëpo, trendi i largimit të mjekëve në vendet e huaja kryesisht Gjermani, reflektohet në të gjithë pjesët e vendit. Në rrjetin social “Facebook” është aktiv një grup me mbi 600 anëtarë “Shoqata e mjekëve maqedonas në Gjermani” ndërsa në grupin “Mjekë që mësojnë gjuhë gjermane” mund të gjenden këshilla se si të arrihet deri tek literatura dhe kurset intensive për gjuhë gjermane, si dhe për mësimin e gjuhës përmes internetit. Në të dy grupet ekziston përvojë e mjekëve maqedonase nga praktika mjekësore në Gjermani dhe detaje rreth procedurës dhe dokumentacionit të nevojshëm.

Kryetarja e Shoqatës së mjekëve privat, Çolakova- Dervishova deklaroi se është tmerruese shifra e mjekëve të rinj të cilët largohen nga vendi. Sipas përllogaritjeve të tyre, në çdo qytet në veçanti, rreth 300 mjekë janë larguar gjatë viteve 2013/2014-të.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.