Poposki në Luksemburg: Maqedonia pret trajtim nga BE njëjtë si ndaj vendeve- anëtare

-

Nevojitet Evropa të siguroj përgjigje të përbashkët sepse asnjë vend s’mund t’i zgjidh problemet e vetme, ka theksuar ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki në takimin e sotëm jo- formal të shefave të diplomacive të vendeve- anëtare të BE dhe vendet- kandidate për anëtarësi, që u mbajt në Luksemburg e ku në qendër të vëmendjes ishte kriza me refugjatët.

Siç njofton MPJ, Poposki i ka njoftuar kolegët e tij të BE me gjendjen aktuale të krizës me refugjatët në Maqedoni dhe me “menaxhimin e vendit tonë me fluksin masovik të refugjatëve”.

“Maqedonia pret trajtim nga BE njëjtë si ndaj vendeve- anëtare. Solidaritetin dhe ndarjen e përgjegjësisë e vlerësojmë si esenciale. Mungon përgjigje në nivel evropian për krizën me refugjatët. Tendencat për momentin janë se kjo do të thellohet edhe me shifra dhe me probleme reale në terren. Nëse nuk ka përgjigje, së shpejti mundet problemet t’i tejkalojnë kapacitetet e shteteve që përfshihen drejtpërdrejtë nga kriza. Kjo mund të jetë kërcënim për solidaritetin dhe humanitetin” ka thënë Poposki në takim.

Shefi i diplomacisë maqedonase në kornizat e takimeve, ka marrë pjesë në drekë pune mes ministrave të jashtëm të grupit të partive popullore evropiane (PPE) me ftesë të homologut Sebastian Kurc dhe kryesuesit të Komitetit për çështje të jashtme në KE, Elmar Brok.

 

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...