fbpx

Politiko: Rorabaker është kongresmeni i preferuar i Putinit

-

“Këtë herë (viti 2016 v.j) republikani Dana Rorabaker ka përdorur informacion që drejtpërdrejtë e ka marrë nga qeveria ruse për të promovuar një prej prioriteteve kryesore të presidentit Vladimir Putin: mënjanimin e emrit të avokatit rus Sergej Magnitski nga ligji global kundër korrupsionit”.

Me titullin “Kongresmeni i preferuar i Putinit” fillon teksti i magazinës amerikane “Politiko” i publikuar më 23 nëntor 2016, dy javë pas emërimit të Donald Tramp si president i SHBA-së.

Kongresmeni Rorabaker i cili gjithashtu është kryetar i Nën-komitetit për çështje evropiane në dhomën amerikane, për momentin është aktual në Maqedoni për shkak të intervistës së tij në televizionin shqiptarë “Vizion Plus”, ku mes tjerash deklaroi se “Maqedonia nuk është shtet”, se “kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës” ndërsa “pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo cilitdo shtet të cilit konsiderojnë se i takon”.

Deklaratat e tij shkaktuan bujë të madhe në vend, MPJ-ja e Maqedonisë në këtë rast kërkoi qëndrim nga Departamenti shtetëror i SHBA-së për deklaratën e Kongresmenit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.