fbpx

Plomp: Marrëveshja e Përzhinos duhet të përmbushet në mënyrë thelbësore e jo formalisht

-

Ambasadori holandez Vauter Plomp deklaroi se Marrëveshja e Përzhinos duhet të zbatohet dhe të plotësohet tërësisht e jo vetëm formalisht.

“Të gjitha aspektet e Marrëveshjes së Përzhinos duhet të pastrohen ndërsa mbarëvajtja e zgjedhjet korrekte dhe të lira është pjesë e kësaj. Esenca e kësaj marrëveshje politike nuk është në përmbushjen formale, por në përkushtimin e vërtetë dhe zbatimin e plotë të reformave të nevojshme” thuhet në deklaratën me shkrim të Plomp pas përzgjedhjes së qeverisë teknike e cila do t’i zbatoj zgjedhjet e parakohshme dhe vendimin e LSDM-së për bojkotimin e zgjedhjeve, nëse ato mbahen më 24 prill”

Ambasadori ju bëri thirrje liderëve të gjejnë zgjidhje për çështjet e hapura nga Marrëveshja.

“Të gjithë palët, pa shtyrje të mëtutjeshme duhet të punojnë së bashku për t’i zgjidhur çështjet e mbetura me qëllim që të sigurojnë zbatim të zgjedhjeve të besueshme, me respektimin e të gjithë pjesëve tjerë të Marrëveshjes që ofron zgjidhje afatgjate për krizën në R. e Maqedonisë” thotë Plomp.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.