fbpx

Spasovski: Nuk jam i shkarkuar, jam në punë

-

Oliver Spasovski dhe Frosina Tashevska Remenski ende janë ministra për punë të brendshme dhe për punë e politikë sociale dhe në mënyrë kategorike kanë mohuar se janë shkarkuar. Ata sot për “Meta” konfirmuan se janë në punë në ministritë përkatëse dhe thuan se atje do të ngelin derisa KSHZ-ja t`i bëje publike rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet.

Oliver Spasovski për “Meta” thotë se pasi KSHZ të vendos pas bisedimeve dhe t’i kumtoj rezultatet finale, do të skadojë mandati i tij.

“Si mundet që qeveria të na shkarkoje kur Parlamenti na ka ngarkuar? Unë jam në punë dhe jam duke e kryer funksionin e ministrit. Ligji qartas thotë se mandati i jonë ndalohet kur do të janë përfundimtare rezultatet nga zgjedhjet. Kur KSHZ-ja do të vendos pas të gjitha 16 ankesave, kur do të përfundoje e tërë procedura, atëherë kërkoni ministër të ri”.

Në linjën e njëjtë me Spasovskin është kolegia e tij, ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Tashevska- Remenski, e cila thotë se rregullisht i kryen obligimet në Ministri.

“Nëse deri më tani vota dhe fjala e Nikolla Gruevskit kanë qenë mbi ligjin, atëherë është problem tjetër. Këtë që e tha lideri partiak nuk janë rezultate finale. Për këtë duhet të prononcohet KSHZ e cila ende nuk i ka kumtuar rezultatet finale. Mandatet tona si qeveri kalimtare mbarojnë në momentin kur KSHZ do ta thotë fjalën e fundit. Unë kam mandat të plotë dhe rregullisht i kryej obligimet në resorin tim” thotë Remenski për “Meta”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.