fbpx

Për tetë ditë mund të caktohet gjykim për paditë e PSP-së, thotë Janeva

-

Gjykata në tetë ditët e ardhshme mund të caktoj seancë për dy paditë që dje i ngriti PSP, deklaroi sot prokurorja speciale, Katica Janeva.

“Ato janë me procedurë të shkurtër ndërsa afati i caktimit është tetë ditë. Gjykata mundet menjëherë ta përfundoj këtë, në afat prej tetë ditëve të caktoj seancë ndërsa ne jemi gati për gjykim” deklaroi sot Janeva.

Nga Gjykata penale thonë se paditë e PSP-së kanë arritur dhe se duhet të shpërndahen nëpër gjykatësit kompetent.

Prokuroria speciale dje ngriti dy paditë e para. Siç sqaroi prokurorja speciale, Fatime Fetai, njëra është për shkatërrimin e dokumentacionit lidhur me pajisjen e përgjimit ilegal ndërsa tjetra për dhunën para Komunës Qendër në vitin 2013-të.

Për shkatërrimin e dokumenteve akuzohen tetë persona, të punësuar në Drejtorinë e pestë të MPB-së ndërsa për dhunën në komunën Qendër, PSP ndjek gjithsej 14 persona, prej të cilëve pesë akuzohen për nxitje të prishjes së rendit ndërsa të tjerët si kryerës.

Dje prokuroret e PSP-së, duke u thirrur në parimin e prezumpcionit të pafajësisë, nuk deshën të zbardhin identitetin e asnjërit nga të dyshuarit. Megjithatë, në bazë të përgjimeve të LSDM-së vitin e kaluar, besohet se i dyshuari i parë për dhunën në komunën Qendër është ish kryeministri dhe kreu aktual i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.