fbpx

Gruevski premtoi, por nuk e mbajti të njëjtin se para gjykatës do të përgjigjet për çdo gjë në lëndën “Puçi”

-

“Do të jap përgjigje për të gjitha pyetjet e procedurës gjyqësore, që do të jetë publike dhe transparente edhe për opinionin vendor edhe për atë ndërkombëtarë dhe ju bëj thirrje që të ndiqni lëndën”. Këtë më 31 janar të vitit të kaluar, e premtoi kryeministri i atëhershëm dhe lideri aktual i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në ditën e njëjtë kur MPB e publikoi lëndën “Puçi” dhe ngriti padi penale ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për përgjim joligjor dhe dhunë ndaj funksionarëve të lartë të shtetit.

Prej atëherë, Gruevski asnjëherë nuk është paraqitur në gjykatë për rastin “Puçi”, edhe pse prokurorja speciale, Katica Janeva pasi e mori rastin në dhjetor të vitit të kaluar vazhdimisht kërkon që kreu i VMRO-së të merr pjesë si dëshmitari i vetëm, por gjykata edhe krahas këmbënguljes së saj, nuk i dërgon ftesë Gruevskit.

“Do të jap përgjigje për të gjitha pyetjet e procedurës gjyqësore, që do të jetë publike dhe transparente edhe për opinionin vendor edhe për atë ndërkombëtarë dhe ju bëj thirrje që të ndiqni lëndën dhe t’i vëreni spekulimet. Prej sot do të dëgjoni spekulime të shumtë, por e vërteta do të del në shesh” deklaroi atëherë Gruevski. Kjo deklaratë e tij është gjurma e vetme nga fjalimi i tij para opinionit më 31 janar 2015, që mund të gjendet në ueb faqen e Qeverisë.

Se për “Puçin” do të ketë procedurë publike dhe transparente gjyqësore, ku do të mësohet e vërteta për përgjimet ilegale, Gruevski përsëriti edhe në fjalimin e tij të dytë, më 25 shkurt të vitit të kaluar, disa javë pasi kreu i LSDM-së filloi t’i publikoj “bombat”.

“…Në këtë drejtim, dua të thekson se për këtë rast askush nuk duhet të shpejtoj me çfarëdo vendime dhe konkluzione. Në procedurën, ku siç përmenda edhe më herët, duhet të jetë transparente, do të tregohet çdo gjë. Askush nuk duhet të gjykohet prej më parë, pa u ditur rrethanat dhe detajet për këto materiale të sajuara dhe pa u konfirmuar e vërteta përmes procedurë gjyqësore…shtrohet pyetja nëse janë të vërteta bisedat e zyrtarëve të lartë të Qeverisë…A janë të besueshme apo jo, do të vërtetoj procedurë gjyqësore, përmes procedurës ligjore, siç parasheh ligji. Unë nuk do të futem në besueshmërinë e materialeve…”tha Gruevski.

Gjykimi që duhej të mbahej dje, sërish u anulua, këtë herë në kohë të papërcaktuar ndërsa shkak për këtë ishin mungesat e certifikatave të sigurisë nga dy gjykatëset e jurisë.

Ndaj kësaj me tone të ashpra reagoi prokurorja publike, Katica Janeva. “Çfarë është kjo. S’mund të anulohet në kohë të papërcaktuar. Si nuk keni turp, tërë vitin e anuloni këtë lëndë dhe manipuloni me opinionin” iu drejtua prokurorja speciale gjykatëses Lubinka Basheska.

Reagoi edhe avokati i një pjese të të akuzuarve, Filip Medarski i cili kërkoi që gjykatësja të tregoj pse nuk e ka ftuar dëshmitarin e vetëm në këtë rast, Nikola Gruevski, por përgjigje nuk mori.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.