fbpx

Fenomen maqedonas: Askush nuk din (ose nuk tregon) nëse dhe kur Qeveria mban seanca

-

Opinioni në Maqedoni fare nuk din kur dhe nëse Qeveria mban seanca dhe çfarë vendoset në to. Shumë rrallë ka njoftime si p.sh “Qeveria në seancën e sotme mori vendim…” ose “Qeveria sot debatoi për…” e asnjëherë njoftime se, p.sh “Qeveria nesër…”.

Pse Qeveria nuk publikon njoftime të seancave dhe kur ato mbahen, e pyetëm zëdhënësin qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, por ai nuk dha përgjigje.

Gjithashtu, anonime dhe e zbrazët është edhe faqja e internetit, ku seanca e fundit është e datës 14 gusht (pas vërshimeve të 6 gushtit).

Ndryshme, flitet se termini i rregullt kur mbahen seancat është dita e martë gjegjësisht kështu ishte deri më 29 nëntor 2014, kur rreth 22 orës predha të kalibrit më të madh qëlluan fasadën e godinës së Qeverisë.

Prej atëherë në opinion dolën të dhëna jozyrtare se Qeveria nuk do të mbaj seanca vetëm të martën ndërsa dita dhe ora nuk do të njoftohet publikisht.

Arsye për këtë, kinse është që të pengohet ngjarje të këtilla  në të ardhmen.

Për dallim nga ne, në Serbi për shembull, në mënyrë të rregullt paralajmërohet çdo seancë ndërsa pas përfundimit, në afat sa më të shkurtë, njoftohen vendimet e marra. Gjithashtu, në mënyrë transparente publikohen edhe seancat e Qeverisë së Kroacisë. Në faqen e internetit të R. së Bullgarisë publikohet rendi i ditës i seancave qeveritare e më pas njoftime nga epilogu.

Në nenin 7 nga Ligji për qeveri thuhet se:

(1) Qeveria obligohet të njoftoj opinionin për punën e saj dhe për realizimin e programit nga neni 6 i këtij ligji.

(2) Qeveria nuk do të njoftoj informacione që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale, sekret zyrtar apo i punës si dhe të dhënat personale të qytetarëve në përputhje me ligjin me të cilin rregullohet mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve.

(3) Çështjet që kanë të bëjnë me mënyrën e informimit të opinionit për punën e Qeverisë, zgjidhen me rregullore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.