Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor publikoi detajet në përputhje me të cilat do të kryhet pranimi me sigurim të detyrueshëm dhe pagesë e kontributeve sociale të personave që kanë lidhur kontratë në vepër, të drejta autoriale apo kontratë tjetër.
“Nga një janari i vitit të ardhshëm, në përputhje me ndryshimet dhe rregullat e Ligjit për kontribute të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, për të ardhurat nga kryerja e punës fizike apo/punës intelektuale në bazë të kontratës në vepër, kontratë autori dhe kontratë tjetër, e cila në neto sasi është më e lartë nga shuma e rrogës minimale e vërtetuar me ligj, llogaritet dhe paguhen kontribute për sigurim pensional dhe invalidor dhe kontribut për sigurim të detyrueshëm mjekësor”, shkruan në faqen e internetit të SPIM-së.

Të liruar nga pagesa janë:
-të ardhurat e sportistëve profesionistë (premitë, transferet),
-të ardhurat e funksionarëve, deputetëve, këshilltarëve dhe bartësve të funksioneve publike (të zgjedhur dhe persona të emëruar),
-kompensim në bazë të bursave,
-kontrata për punë publike të cilat i lidhin njësitë e vetëqeverisjes lokal,
-kontratë qeraje,
-vullnetarizëm në përputhje me ligjin,
-kompensim për gjykatësit, porotët, personat ndërmjetës, dhe drejtuesit falimentues,
-kompensim për sportistë të dalluar,
-kontratë për vepër, kontratë autoriale dhe kontratë tjetër nga kryerja e punës fizike/ose intelektuale me të cilat person fizik –shfrytëzues i pensionit sipas rregullave të sigurimit pensional dhe invalidor nuk bëjnë pjesë te pagesa e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social.

Ademi: Studentët më kërkojnë dorëheqje, dhe nuk janë parti politike
Studentët të cilët dje protestuan për heqjen e testimit ekstern në fakultete duan edhe në mënyrë institucionale të vazhdojnë luftën. Kërkojnë takime me institucionet përkatëse ku do të mund të arsyetojnë qëndrimet dhe problemet e tyre. Ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ministri për arsim dhe shkencë, Abdilaqim Ademi, në letrën që ia dërguan dje.
Ministri thotë se përgjigje nuk mundet të japë për atë se në letër nuk ka as emër as adresë.
– Do të kemi takim në të cilin do të vërtetohen hapat vijues. Ne duam luftën ta vazhdojmë në nivel institucional. Kërkojmë takim me ministrin e arsimit dhe shkencës, me përfaqësues të PSUKM-së, por edhe me kryetarin Gjorgje Ivanov, sepse llogarisim se qëndrimi i tyre është tejet i rëndësishëm për atë se ai është profesor universitar. Në periudhën pasuese duam të organizojmë edhe debat në nivel studentor që të mundemi t’i vërtetojmë të gjitha problemet dhe me shembuj t’u drejtohemi institucioneve-thotë Stefan Vidikov nga “Plenumi studentor”.
Ministri i arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi, tha se e ka marrë letrën prej studentëve dhe se llogarit se pas protestës qëndrojnë partitë politike.
-Pranova letër në të cilën nuk ka asgjë konkrete për vlerësimin ekstern. Ka kërkesa për dorëheqje të ministrit, dhe dihet se dorëheqje gjithnjë kërkojnë partitë politike, e jo studentët. Përgatita përgjigje për letrën por, mjerisht, nuk mund ta drejtoj diku se në letër nuk ka as emër as adresë. Këto ditë po pres të marr emrin e organizatorit dhe adresën që t’i dërgoj përgjigje, dhe nëse nuk marr, atëherë publikisht do të përgjigjem përmes mjeteve për informim publik-deklaroi Ademi.