fbpx

Biznesmenët përshëndetën, punëtorët honorarë refuzuan ndryshimet

-

Nënshkruesit e Kartës për solidaritet dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve refuzojnë paralajmërimet për ndryshime për ligjet për kontribute dhe punë honorarë. Sindikata e DOGJSH, Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, Sindikata e shërbimit diplomatik maqedonas, Lëvizja majtiste “Solidariteti” dhe Lëvizja për drejtësi “Lenka”, shoqata civile, aktivistë dhe individ qëndrojnë në kërkesat e dërguara deri në Ministrinë e punës dhe politikës sociale më 12 dhjetorë dhe tërheqjen e plotë të ndryshimeve ligjore.

“Refuzojmë të bëhemi lëndë manipulimi që të amortizohet pakënaqësia e mijëra qytetarëve të cilët protestuan dhe kërkuan tërheqjen e ligjeve pasi u ballafaquan me largime nga puna, ulje dhe vonime të të ardhurave. Për këtë ngelim në paralajmërimin për protestë më 13 shkurt, e premte, më orën 14” thonë në njoftimin nga Karta për s solidaritet dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

 

Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute për sigurim të obligueshëm social, dje paralajmëroi grupi i deputetëve të VMRO DPMNE-së.

Me këtë propozim parashihet sigurim social për kontrata autoriale të paguhet për shuma më të larta se paga mesatare prej 21.300 denarë për të punësuarit e rregullt ndërsa të angazhuarit honorarë duhet të paguajnë kontribute për shumën që kalon shifrën prej 9590 denarë që është sa paga minimale.

.Për kryetarin e Кonfederatës së Biznesit Mile Boshkov, propozimi është i mirëseardhur.

-Ndryshimet janë të mira edhe për komunitetin e biznesit edhe për njerëzit që marrin honorarë në bazë të kontratave autoriale. Që prej fillimit ishim në dyshim lidhur me këtë ligj dhe kishim disa takime me ministrat kompetent. Me këto ndryshime do të evitohet që mos të futemi në ekonominë gri dhe konsideroj se është i pranueshëm edhe për biznesmenët edhe për punonjësit honorarë. Patjetër çdo gjë të jetë objektive kur disa gjëra do të përmirësohen- deklaroi Boshkov për agjencinë e lajmeve “Meta”.

Sipas kryetarit të Organizatës së punëdhënësve në R. e Maqedonisë, Angel Dimitrov, ndryshimet janë zbutje e caktuar.

-Ligji nuk është përgatitur siç duhej. Këto janë lehtësime, por nuk guxon të ngutemi me miratimin e ndryshimeve. Duhet të kihen parasysh të gjitha mungesat, dhe më pas të miratohen ndryshimet që do të jenë në dobi të punëdhënësve dhe punonjësve honorar –deklaroi Dimitrov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.