fbpx

Nuk ka arrest shtëpiak për Grujovskin, Pop Stefania ia merr pasaportën

-

Përfundoi marrja në pyetje ndaj Goran Grujevskit në Gjykatën themelore shkupi 1. Gjykatësi i procedurës paraprake ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale Publike, e cila kishte kërkuar paraburgim për Grujovski dhe në vend të kësaj atij i është konfiskuar pasaporta.

Goran Grujovski është i dyshuar për rastin “Fortesa” për shkatërrim të organizuar të pajisjeve për përgjim në Ministrinë e punëve të brendshme.

Përveç tij në gjykat sot u paraqit edhe Ish-ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska. Edhe pse tre orë qëndroi në Gjykatë, marrja në pyetje u ndërpre sepse PPS-ja, e cila e ngriti rastin, kërkoi që gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija të largohet nga rasti.

Jankullovska edhe një here e përsëriti se nuk ndjehet fajtore dhe akuzoi se PPS-ja është dorë e zgjatur e LSDM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.