fbpx

Nuk është hera e parë që “fermat për trolle” nga Maqedonia lidhen me “kolegë” nga Azia Juglindore

-

Lajmet që “ferma për trolle” nga Maqedonia e Veriut dhe Filipinet kishin punuar për të shpërndarë teori konspirative dhe dezinformata për Kovid-19 në Facebook e tërhoqën vëmendjen e publikut maqedonas. Mbrëmë CNBC raportoi  se Facebook i kishte hequr faqet e porositësit të punës së rrjeteve të tilla të mercenarëve, shkruan Meta.

Kjo nuk është hera e parë që armata të trolleve nga Maqedonia janë lidhur me entitete të ngjashme nga rajoni i Azisë Juglindore.

Në shtator 2018, si pjesë e fushatës “#Bojkotoj”, një studim i Këshillit Atlantik zbuloi përdorimin e një ferme troll nga Vietnami për të minuar mbështetjen e referendumit konsultativ, përmes të cilit qytetarët ishin ftuar të deklarohen nëse ishin në favor të hyrjes së vendit në BE. NATO me emër të ndryshuar.

Për shembull, nisma e Këshillit Atlantik #ElectionWatch tregoi se trollet nga Vietnami kishin bërë përpjekje për të krijuar imazh të rremë të ngjarjeve të fushatës qeveritare “Për Maqedoni Evropiane” duke vendosur emotikone negative në video- transmetimin e një tribune nga Kërçova, ku kishte fol Kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev.

Trollet vietnameze kishin krjuar emotikone negative në fjalimin e Zaev në Kërçovë para referendumit të vitit 2018. Foto: DFRLab.

Sipas një raporti nga Laboratori për forenzikë digjitale të Këshillit Atlantik (DFRLab):

“Aktiviteti dukej i koordinuar për të krijuar përshtypje të gabuar se si publiku e sheh dhe e ndien fushatën “për”, në përpjekje për të ndryshuar mendimin e mbështetësve dhe kundërshtarëve.

Videoja e kryeministrit Zaev e transmetuar drejtpërdrejt si pjesë e fushatës “Për” nga një takim me qytetarët në qytetin multietnik të Kërçovës. Videoklipi ka 2.753 reagime dhe rreth 27,000 shikime.

Por përdorimi i emotikoneve negative ishte jashtëzakonisht i lartë, duke arritur në 909, duke garuar me 926 emocione pozitive nga përdoruesit e zakonshëm. Në krahasim me ngjarje të tjera, në atë fjalim nuk ishte thënë ndonjë gjë të veçantë, e as folësi nuk ishte bërë ndonjë gafë retorik as nuk u provokua ndonjë reagim i veçantë të publikut”, thuhet në raportin e Laboratorit për forenizkë digjitale.

Incizim i ekranit nga videoja prej tribunës në Kërçovë nga shtatori i vitit 2018 dhe disa nga autorët e “Like-ve të zemëruar”. Foto: Meta.mk.Foto: Meta.mk.

Videoja është ende në dispozicion në Facebook dhe shikimi nga ekipi i Meta.mk tregoi se, përveç profileve me identitet Vietnamez, shumë prej reagimeve negative janë nga profile që përfaqësohen me emra arabë dhe gjoja se kanë origjinë nga Lindja e Mesme. Mund të supozohet se këto janë profile të rreme, pjesë e një rrjeti të profileve të rreme, të cilat dihet se “fermat” i tilla i krijojnë, me qëllim që të ndikojnë në ato vende, por edhe të kapin “tezga” jashtë vendit.

“Fermat e trolleve”, përkatësisht grupe të organizuara, qëllimi i të cilave është që, përmes aktiviteteve të koordinuara, të promovojnë mesazhe të caktuara në rrjetet sociale, kanë qenë të pranishëm në Republikën e Maqedonisë e Veriut për shumë vite.

Ato më së shpeshti kanë lidhje me infrastrukturë partiake për krijim të perceptimeve të rreme në mënyrë që të ndikojnë në opinionin publik të krijuar gjatë sundimit të VMRO-DPMNE-së, përkatësisht regjimit të Nikolla Gruevskit. Në mediat që janë pjesë e makinerisë propagandistike, veprimtaria e tyre janë portretizuar gabimisht si reagime spontane nga “populli”.

Në vitin 2015, vendin e ka vizituar edhe Ana Bogaçeva, për të cilën gazetarët hulumtues kanë shkruar se ajo ishte eksperte për krijim të “fermave” të tilla nga Rusia dhe se ishte pjesë e rrjetit të Agjencisë famëkeqe të hulumtim të internetit në Shën Petersburg.

Hulumtimet gazetareske tregojnë se grupe të caktuara që janë pjesë e rrjeteve të “trolleve” nga Republika e Maqedonisë së Veriut shkojnë përtej kornizave partiake dhe ndërthurin punën për qëllime politike me propagandën komerciale, duke u përpjekur të fitojnë para nga reklamat e destinuara për audiencën e huaj, ose duke shërbyer si mercenarë për promovim të përmbajtjeve tjera, siç janë teoritë e konspiracionit kundër vaksinimit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.