fbpx

Tekst i ri në “New York Times”: Maqedonia e vogël ballafaqohet me skandal të madh

-

“New York Times” në një analizë të gjerë për Maqedoninë me titull „”Maqedonia e vogël ballafaqohet me skandal të madh”

shkruan për krizën politike dhe atë të sigurisë në vend.

“Ndonjëherë shihej si dritë mes ish shteteve komuniste, Maqedonia ngadalë, gjatë dekadës së fundit, rrëshqiti në pushtet autoritar nën partinë e cila po i kufizon të drejtat e gazetarëve, i inkurajon forcat e sigurisë, dominon në gjyqësor, madje njëherë e nxori opozitën nga Kuvendi”, thuhet në “New York Times”.

Në analizë “New York Times” shkruan për dorëheqjet e ministrave Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, për dorëheqjen e drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, për protestat e përditshme ku kërkohet dorëheqje kolektive nga kjo qeveri ndërsa ka analizë të gjerë lidhur me “bombat” e opozitës që i publikon Zaev.

“New York Times” shkruan se fundjavën e kaluar ka ndodhur derdhje e papritur e gjakut, ku 8 policë dhe 14 “terroristë” janë vrarë ndërsa shumëkush pyetet pse kjo ka ndodhur pikërisht tani.

Ky është teksti i dytë për Maqedoninë në javoren amerikane me ndikim këtë javë. Më 12 maj, e njëjta gazetë publikoi tekst me titull “Perëndimi e rishqyrton përkushtimin e Maqedonisë ndaj demokracisë“në lidhje me aksionin në Kumanovë..

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.