fbpx

Rrugë të bllokuar dhe policë në Kumanovë

-

Për shkak të gjendjes së krijuar, në Kumanovë ka prezencë të shtuar policore, deklaroi Ivo Kotevski në pyetjen çfarë po ndodh në qytet.

Ai nuk deshi të tregoj cila është ajo “gjendje e krijuar”.

Prej mbrëmë, mediumet e Kumanovës shkruajnë se në qytet ka siguri të shtuar dhe se mund të vërehen auto- blinda policore nëpër rrugët rreth stacionit policor.

Për prezencën e shtuar dhe kalimin e bllokuar deri tek stacioni policor shkruan edhe portali „Кумановски муабети“.

Sipas këtij portali, trafiku ka qenë i ndaluar, por janë lëshuar këmbësorët dhe të punësuarit në institucionet lokale dhe në godinat në atë pjesë të qytetit.

Banorët e Kumanovës mbrëmë, prej kur edhe zgjat bllokada, kanë qenë në panik, ndërsa në pyetjen e parashtruar drejt policisë se çfarë po ndodh, kanë marrë përgjigje se bëhet fjalë për masë parandaluese.

Nga SPB Kumanovë, siç njofton portali, nuk kanë pasur koment se pse rrugët janë të bllokuara.

Portali “Muhabete kumanovarçe” publikoi informacion nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza (QRMK) se nga SPB Kumanova iu është thënë se gjendja me trafikun dhe lëvizjen e njerëzve nëpër qytet ka qenë tërësisht e normalizuar ndërsa për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur, është ngritur niveli i gatishmërisë luftarake nga forcat policore.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.