Sulejman Osmani, personi i cili kishte arritur t’i ik policisë një ditë pas aksionit të madh në Kumanovë, në intervistë për televizionin kosovar RTK ka deklaruar se qëllimi i grupit ka qenë formimi i shtetit shqiptar në Kumanovë, sipas principit të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, njofton “B92”.
Sipas tij, grupi ka numëruar mbi 2000 luftëtarë. Ai mohoi pohimet se grupi ka pasur synime materiale gjegjësisht se nuk ka qenë e paguar që të shkaktoj krizë sigurie, njofton portali “Albeu”.
Siç shkruan “B92”, Osmani për RTK ka thënë se grupi në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë nuk është dorëzuar pasi iu është harxhuar municioni, por se njëri prej tyre ka biseduar me dikë përmes telefonit, i cili i ka thënë se në lagje ka përfaqësues të OSBE-së.
“Menduam se do të na merr OSBE e jo policia. Po të dinim se do të jetë ashtu, nuk do të dorëzoheshim, por do të luftonim të gjithë deri në vdekje”, ka thënë Osmani.
Pas arrestimit ai është detyruar të tregoj vendin ku është fshehur armatimi i vjedhur nga karakolli Gushincë, prej ku arritur t’i ik policisë.