fbpx

Nesër mbahet konferenca “E-shoqëri” për lirinë dhe privatësinë në internet

-

“Liria dhe privatësia e internetit” është tema e konferencës së 11-të ndërkombëtare “E-shoqëri” që do të mbahet të enjten në hotelin “Holiday In” ndërsa realizohet në suazat e projektit “Bashkëpunim i decentralizuar mes rajonit Normandia e Poshtme dhe R. E Maqedonisë” ndërsa me bashkëpunimin me Fondacionin për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” dhe me Instituin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut nga Kaeni i Francës.

Drejtori i “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari thotë se qëllimi i konferencës është që të dërgohen leksionet e mësuara nga rajoni dhe BE ndërsa njëkohësisht të prezantohen dhe të diskutohet për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia.

“Baraspesha mes lirisë së shprehjes, privatësisë dhe sigurisë së qytetarëve është komplekse dhe e ndjeshme. Për fat të keq, shumë shpesh zgjidhjet e propozuara ligjore dhe politikat, që në fakt, duhet të sigurojnë këtë baraspeshë, janë joefikase për shkak të mungesës së kuptimit të qartë dhe universal në vet konceptin e privatësisë dhe zbatimit edhe më joefikas. Ndodh që në emër të sigurisë së qytetarëve, Qeveritë shpesh të çrregullojnë këtë baraspeshë. Në Maqedoni kemi ngecje drastike të lirisë së shprehjes ndërsa njëkohësisht është cenuar privatësia e mijëra qytetarëve” thotë Jashari.

Në konferencë në katër sesionet do të përfshihen tema siç janë të drejtat e njeriut si bazë e shoqërisë moderne, privatësia, liria e shprehjes, ndarja e praktikave më të mirë në edukimin për të drejtat e njeriut, vegla për përmirësimin e sigurisë dhe privatësisë në internet, standardet e gazetarisë dhe të drejtat e njeriut dhe lufta kundër gjuhës së urrejtjes, të drejtat e njeriut dhe zgjedhjet, të drejta tjera të njeriut si dhe konkludime dhe rekomandime për hapa tjerë.

Konferencën do ta hapin ambasadorja franceze Lorens Oer, zëvendës/ ministri i vetëqeverisjes lokale Lupço Prenxhov, sekretari shtetëror për çështje evropiane Ana Blazhevska, drejtori i Institutit ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut dhe paqes, Zhonas Bosha dhe drejtori i “Metamorfozis” Bardhyl Jashari.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.