Në transport dominojnë automjetet e vjetra – për çdo të ri importojmë nëntë autobusë të vjetër (Infografik)

-

Edhe pas disa aksidenteve rrugore në vend ku morën pjesë autobusë, transportuesit e Maqedonisë vazhdojnë të importojnë autobusë dhe minibusë nga jashtë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së doganave të RMV, në gjashtë muajt e parë të vitit janë importuar 133 autobusë dhe minibusë, nga të cilët 120 veç më janë përdorur në shtetet tjera. Megjithatë, informatat për vitin 2019 tregojnë që numri i automjeteve të reja të importuara është rritur, ashtu që raporti i autobusëve dhe minibusëve të përdorur përkundër atyre të ri tani është 9:1, njofton Meta.mk. 

Shifrat e këtilla janë dallojnë nga ato të vitit të kaluar, kur raporti ka qenë 30 ndaj 1 në favor të autobusëve dhe minibusëve të përdorur jashtë vendit. Vitin e kaluar në vendin tonë kanë hyrë deri 208 automjete të përdorura, të cilat janë kyçur në transportin me autobus.

Edhe Enti shtetëror për statistikë ka përllogaritur që viti 2018 ka qenë viti më i keqi në 9 vitet e fundit. Mbi 81,3% e flotës së përgjithshme të automjeteve ka qenë më e vjetër se 10 vite, me ç’rast vjetërsia mesatare e prodhimit të autobusëve ka qenë 18,7 vite.

Të dhënat nga dogana e Maqedonisë tregojnë që disa vite me radhë në vend janë importuar autobusë dhe minibusë, të cilët janë përdorur për transport të udhëtarëve në vende tjera. Raporti në favor të flotës së automjeteve të importuara ka qenë 20:1 në vitin 2017, 35:1 në vitin 2016, 16:1 në vitin 2015 dhe 27:1 në vitin 2014. Madje në periudhën kur Qyteti i Shkupit dhe qeveria blinin autobusë për transport publik në Shkup, Drejtoria e doganës ka përllogaritur që në pothuaj secilin prej atyre viteve janë importuar më shumë autobusë të përdorur në krahasim me autobusë të ri nga jashtë.

Derisa importi i autobusëve dhe minibusëve të vjetër vazhdon pa ndërprerje, qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të tmerrohen nga secili aksident i ri rrugor në të cilin ka autobusë të përfshirë. Javën e kaluar, në aksidentin në rrugën Veles-Shtip u lënduan 18 persona në autobusë që ka transportuar turistë për pushim në Bullgari.

Traumë të rëndë në historinë e transportit ka lënë fatkeqësia e këtij viti me autobus në Llaskarcë, kur një autobus i kompanisë “Durmo Turs” doli nga rruga Shkup-Tetovë, me ç’rast  jetën e humbën 16 persona.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...