fbpx

Në duelin Zaev- Latas pësoi gazetaria

-

Pjesëmarrja e Zoran Zaev në televizionin privat pro- qeveritar Sitel te redaktori Dragan Pavloviq- Latas në sulme dhe kërcënime direkte ndaj kreut të LSDM-së dhe në tentim që të provokohet largimi nga studio.

Kishte shumë pak të dhëna të reja në interes të qytetarëve ndërsa më shumë përleshje me nivel të ulët profesional dhe gazetaresk.

Lajmi i vetëm i ri e që e njoftoi Zaev ishte se Prokurorisë speciale i ka dorëzuar gjithsej 1 milion e 50 mijë biseda të përgjuara.

“Gënjen si turk”, “Ti do të më tregosh”, “Më shikon në krevat”, “Le të vëjmë bast”, “Ti s’je burrë”, “Ti s’je shok që të më thuash kryeshef”, “Do të të padis”, “Për porshenë në oborr që vozitet Vice, do të marr xhip me kamerë”, ishin pjesë e përleshjeve të lira thuajse rrugaçe ku printe redaktori Latas.

Intervista ndezi rrjetat sociale, por derisa zgjaste, shkaktoi madje reagim në Twitter të euro- ambasadorit Aivo Orav, i cili i habitur pyet nëse kjo ishte informim i balancuar i mediumeve.

Balanced media reporting???

Ambasadori amerikan Xhes Bejli gjithashtu përmes Twitterit dërgoi mesazh të ngjashëm “Korrekte dhe e balancuar? Ju lutem. Mediumet e Maqedonisë munden më shumë se kjo”. “Fair and balanced”? Please. Macedonian media can do so much better. @sitel #latas — Amb. Jess Baily (@AmbBaily) February 10, 2016

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.