fbpx

Në autostradën Shtip – Miladinovci punimet ende vazhdojnë ndërkohë nevojitet të bëhen riparime

-

Transportuesit, por edhe qytetarët të cilët udhëtojnë çdo ditë drejt Shkupit, në punë ose për nevoja tjera, thonë se me çdo reshje pak më të madhe të shiut ndodh që gjysma e ndonjë kodre, në pjesë të caktuara, të rrëshqet dhe ashtu e mbush rrugën plot me tokë dhe rërë, shkruan Meta.mk.

Gardhi mbrojtës në autostradën e re Shtip – Miladinovci u tregua si mbrojtje e pamjaftueshme për shoferin, i cili dje në plot kuptimin e fjalës “fluturoi” nga njëra korsi e autostradës për në Shkup dhe kaloi në drejtim të kundërt. Dëshmitarët e aksidentit pohojnë se vetëm fati i ka shpëtuar nga ndonjë fatkeqësi të rëndë automjetet që kanë udhëtuar në drejtim nga Milladinovci drejt Shtipit.

Qysh nga dita kur autostrada u lëshua në qarkullim, në fillim të qershorit, ka qenë me regjim të përkohshëm të trafikut, ndërsa sipas informacioneve nga NP për rrugët shtetërore dhe se ky regjim do të vazhdojë deri sa të ndërtohen dy pikat për pagesë. Drejtuesit që përdorin rregullisht autostradën konfirmojnë që po udhëtojnë me shpejtësi dhe shpesh harrojnë që autostrada po funksionon me regjim të përkohshme të trafikut. Ende ka punëtorë dhe makineri ndërtimi në të dy anët e trasesë. Këtë e konfirmon Ministri i transportit dhe lidhjeveGoran Sugareski, i cili pret që autostrada të përfundojë deri në fund të shtatorit.

“Autostrada Shtip-Miladinovci u lëshua më 5 qershor dhe aktivitetet që po zhvillohen atje janë jashtë projektit. Praktikisht projekti përfundoi në 5 qershor, kështu që punët plotësuese që po zhvillohen duhet të përfundojnë deri në fund të muajit tjetër”, deklaroi Sugareski.

Megjithatë, shoferet nuk ndajnë optimizmin e ministrit. Transportuesit, por edhe qytetarët të cilët udhëtojnë çdo ditë drejt Shkupit, në punë ose për nevoja tjera, thonë se me çdo reshje pak më të madhe të shiut ndodh që gjysma e ndonjë kodre, në pjesë të caktuara, të rrëshqet dhe ashtu e mbush karregjatën plot me tokë dhe rërë.

Me rastin e hapjes u paralajmërua se erozioni i kodrave përreth do të zgjidhej duke mbjellë 600,000 pemë akacie në 30 hektarë, për të cilat do të shpenzoheshin 215.000 euro. Këto janë fonde shtesë jashtë prokurimit publik në qershor të këtij viti, kur Byroja për prokurime publike ia dha kompanisë “Granit” një tender me vlerë afro pesë milion euro për ndërtimin e degëve Shtip –  Koçani dhe Sveti Nikole, rrugët hyrëse, vendkalimet , lidhje me ekspres rrugën e ardhshme që po ndërtohet në drejtim të Koçanit dhe zhvendosjen e tubave të ujitjes, që do të realizohet gjatë dy viteve të ardhshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.