fbpx

Ka përfunduar 50 përqind e eksproprijimit të tokës në trasenë e autostradës Shkup-Bllacë

-

Për shkak të gjendjes me kovid-19, ndërtimi i fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë ngeci në eksproprijimin e 68 pronave nëpër të cilat kalon traseja. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore për “Meta.mk” informojnë që eksproprijimi i tokës deri tani është realizuar në më tepër se 50 përqind të trasesë.

– Shkaku i gjendjes me kovid-19, Ministria për Financa, përkatësisht Drejtoria për çështje pronësoro-juridike Çair, nuk caktojnë biseda me palë lidhur me pjesën e mbetur nga lëndët – thonë nga NP për rrugë shtetërore.

Në pjesën e ndërtimit të fazës së parë, për momentin rrjedhin punët përgatitore dhe bëhet pastrim i pjesëve të trasesë ku është përfunduar eksproprijimi i tokës. Ata shtojnë që punët përgatitore janë shumë të rëndësishme për fillim të fazës së ardhshme të ndërtimit të trasesë me gjatësi prej 2 kilometra.

– Kur bëhet fjalë për ndërtim serioz, firma ndërtimore së pari vendos një pikë, e krijon lokacionin e saj ndërtimor dhe kryen përgatitje tjera për fillim të ndërtimit – thonë nga NP për rrugë shtetërore.

Përndryshe, afati për përfundimin e ndërtimit të fazës së parë të kësaj autostrade është deri verën e ardhshme. Marrëveshja për ndërtim me kompaninë ndërtimore “Granit” është firmosur në janar të këtij viti, me periudhë të paraparë për realizim prej 18 muaj. Çmimi i realizimit të dy kilometrave është 12,2 milionë euro, pa TVSH.

Ekonomistët të cilët e përdorin rrugën aktuale Shkup-Bllacë në disa raste kanë kërkuar përshpejtim të ndërtimit të segmentit të autostradës dhe respektim të afateve të përcaktuara për lëshimin e vet në përdorim.

Përkrah realizimit të fazës së parë, për autostradën Shkup-Bllacë për momentin punohet edhe në përpunim të dokumentacionit të projektit për fazën e dytë, që e përfshin ndërtimin e 10,5 kilometrave të mbetura nga nyja te fshati Bllacë deri në qarkoren e Shkupit. Mjetet për këtë segment veç janë siguruar, mirëpo shpallja e tenderit përzgjedhje të realizuesit për fazën e dytë do të bëhet vitin e ardhshëm. Afati përfundimtar për përfundim të autostradës Shkup-Bllacë është fundi i vitit 2024.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.