fbpx

Veturat i duam pa kufi, autobusët dhe trenat herë pas here

-

Transporti me autobus në vendin ton është shumë më i zhvilluar se në vendet-anëtare të BE-së, por krejt kjo për shkak të numrit të vogël të udhëtarëve që udhëtojnë me tren dhe infrastrukturës hekurudhore të pazhvilluar në vend. Në mënyrë identike si në BE, qytetarët e Maqedonisë më së shumti e përdorin makinën për udhëtime, megjithëse përqindja e përdorimit të tyre në vendin tonë është pak më e ulët se mesatarja evropiane, njofton Meta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas të dhënave të EUROSTAT, 82.9% e trafikut të përgjithshëm të udhëtarëve në BE në vitin 2016 është zhvilluar me makinë. Numri i kilometrave të kaluara në transportin e udhëtarëve tregon se autobusët turistikë në transport ndër urban dhe ndërkombëtar, si dhe autobusëve dhe trolejbusëve në transportin publik, marrin pjesë me 9.4% të transportit rrugor në shtetet anëtare të BE-së. Trenat kanë realizuar 7.7% të kilometrave të kaluara në transportin rrugor, por duhet të kihet parasysh se në disa vende, si Qiproja dhe Malta, nuk kanë fare transport hekurudhor.

Për dallim nga BE, të dhënat e Entit shtetëror statistikor tregojnë se makinat janë mjeti më mbizotërues i transportit në vend me 77% të kilometrave të përgjithshëm të udhëtarëve të kaluara në vitin 2016. Numri i makinave në vend ndërkombëtar, me shpejtësi, po i afrohet mesatares evropiane, dhe është pothuajse e sigurt se do ta arrijë brenda disa viteve të ardhshme.

Nga ana tjetër, transporti me autobus në vend ka marrë pjesë me 22.1% të kilometrave të përgjithshëm të udhëtarëve të kaluar në transportin rrugor. Këto shifra janë pothuajse 2.5 herë më të mëdha se mesatarja evropiane, kryesisht për shkak të mos zhvillimit të hekurudhave tona. Për dallim nga shtetet anëtare të BE-së, në vitin 2016 në Maqedoni vetëm 0.9% e kilometrave të udhëtarëve janë realizuar me hekurudhë.

Statistikat tregojnë qartë se Maqedonia në periudhën e ardhshme duhet të punojë më s[ shumti për të rritur numrin e trenave të rinj që do të operojnë në trafikun vendas dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, gjë që do të rrisë numrin e udhëtarëve dhe të paktën do të bëhet përafrim i vogël me mesataren evropiane në këtë sektor.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.