fbpx

МPB-ja me padi tjetër penale kundër Zaevit për zbulim të sekretit shtetëror

-

Ministria e Brendshme përgatit padi të re ndaj Zoran Zaevit, me akuzën e nxjerrjes së informatave të klasifikuara. Pas publikimit të telefonatave të një dite më parë, nga ana e Zaevit, Ministria e Brendshme thotë se bazuar në neni 137 i Kodit Penal, si dhe neni 8 i Ligjit për Informacione të Klasifikuara, Zaev ka rrezikuar jo vetëm sigurinë e shtetit, por ka nxjerrë edhe identitetin e funksionarit të lartë izraelit, në marrëveshjen e donacionit për pajisjet e përgjimit për policinë e vendit.

“Në konferencën e turpshme të djeshme, personi  (Zoran Zaev) nxori konstruksione dhe gënjeshtra të panumërta, dhe ajo që është më e rëndësishme, zbardhi detaje nga marrëveshja për donacion që është e klasifikuar si shkalla më e lartë e sekretësisë, përkatësisht, sekret shtetëror….. Falë të dyshuarit (Zoran Zaev), zyrtari i lartë i ministrisë izraelite të mbrojtjes, në të ardhmen mund të jetë shënjestër e kërcënimeve të ndryshme.”.

Sipas Ministrisë së brendshme “Autoritetet izraelite hodhën në llogarinë e kompanisë që do të blinte pajisjet, 5 557 377 euro. Prej tyre, 4 413 330 euro iu paguan prodhuesit të pajisjeve ndërsa pjesa e mbetur prej 1 144 047 euro iu paguan buxhetit të vendit, për tatime doganore. Në kompaninë që bëri blerjet, nuk ka mbetur asnjë euro nga donacioni. Pajisjet erdhën në MPB, dhe aktualisht shfrytëzohen.”

Për këtë vepër penale Kodi penal parashe dënim me 10 vjet burg.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.