fbpx

Muzika maqedonase kthehet në etër

-

Pas një muaji e gjysmë ndalesë për emetim, radiot dhe televizionet ditën në vijim do të fillojnë emetojnë muzikë maqedonase pasi sot Ministria e kulturës solli vendim për ndërprerjen e vendimit të Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave muzikore dhe autoriale (SHMMA) për ndalimin e emetimit të muzikës maqedonase, serbe dhe kroate.

Pronari i radios “Bubamara”, Ranko Petroviq thotë se për shkak të vendimit të SHMMA për ndalimin e emetimit të kësaj muzike, ata patjetër është dashur të ndryshojnë programin dhe këtë javë sërish do të fillojnë ta kthejnë muzikën vendore.

“Vendimi i përshpejtuar i SHMMA na hapi shumë punë, kështu që duhej ta ndryshojnë tërë skemën programore, që megjithatë u pranua mirë nga dëgjuesit. SHMMA shumë shpejtë e solli ndalesën edhe atë në mënyrë selektive, vetëm për radiot dhe televizionet, pa u përfshirë restorantet dhe kafenetë. Me ndërprerjen e këtij vendimi joligjor të SHMMA nga Ministria e kulturës, ne ngadalë do të fillojmë ta kthejmë muzikën e ndaluar në etër. Por, këtë s’mund ta bëjmë brenda natës, por gradualisht” thotë Petroviq.

Nga televizioni “Sitel” për “Meta” deklaruan se muzikën maqedonase do të fillojnë ta emetojnë menjëherë pasi të futet në fuqi vendimi i Ministrisë së kulturës.

“Me ndërprerjen e këtij vendimi do të fillojmë me emetimin e muzikës maqedonase, për të cilën kemi obligim ligjor për emetim prej tetë orëve. Gjithashtu, në programet e mëngjesit dhe pasdites do të mund të ftojmë këngëtarë të cilët do të mund t’i promovojnë këngët e reja, deklaroi Igor Murgovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.