fbpx

Zaev: Ja programi, qytetarët le të kthehen në shtëpi ndërsa Ivanovi le ta vlerësojë

-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot paraqiti programin e ri për qeverinë e ardhshme, e cila siç tha, del nga programi para- zgjedhor “Plan për jetë” i LSDM-së, por edhe të programeve të partive për të cilën kanë votuar shumica e qytetarëve. Ai u bëri thirrje partive- partnerëve në koalicion që ta vlerësojnë, opozita ta komentoj, presidenti Ivanov ta rishqyrtoj vendimin për mandatin ndërsa qytetarët të kthehet nëpër shtëpitë e tyre.

Programi, siç tha ai, bazohet në Kushtetutë, nevojat e qytetarëve dhe siguron uniterin e shtetit dhe perspektiva për zhvillim.

“Në program parashihet jetë më e mirë, zhvillim ekonomik, kthim të demokracisë dhe sundim të së drejtës dhe drejtësisë, instanca efikase, integrime në NATO dhe BE dhe imazh më të mirë ndërkombëtarë. Maqedonia do të jetë shtet për të gjithë qytetarët dhe nuk do të ketë ndarje në të afërt dhe jo të afërt e pushtetit”, deklaroi Zaev.

Ai më tej shtoi se për anëtarësi në BE dhe NATO do të merren reforma urgjente që dalin nga Raporti i Pribes e më pas edhe nga Marrëveshja e Përzhinës.

Lidhur me ligjin për avancimin e gjuhëve, theksoi se të gjithë qytetarëve do t’u mundësohet më lehtë të komunikojnë me institucionet dhe në përditshmërinë.

“Avancimi i ligjit për gjuhës bëhet sipas Kushtetutës dhe është i pranueshëm për partitë që siguruan 67 nënshkrime për formimin e Qeverisë. Do të zgjerohet përdorimi i shqipes në suazat e amendamentit 5 nga ligji për gjuhës në Kushtetutë”, shpjegoi Zaevi.

Zaev i bëri thirrje partive me të cilat e ka bërë koalicionin që ta mbështesin programin ndërsa opozita ta shqyrtojë dhe vlerësojë. Ai i thirri qytetarët “të kthehen nga rruga nëpër shtëpitë e tyre pasi zëri i tyre do të dëgjohet”.

Zaev i bëri thirrje presidentit Gjorgje Ivanov të konstatoj se ka program që është me interes të qytetarëve dhe garanton unitetin e shtetit, që të formohet qeveria dhe të tejkalohet kriza politike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.