“Most” kërkon lista të hapura dhe ndalesë që mediumet të financojnë fushata politike

-

Lista të hapura, zgjidhje ligjore të zonave gri në financimin e fushatave të partive dhe ndalesë mediumet të jenë donatorë të fushatave politike janë një pjesë e rekomandimeve që u qëndrojnë në dokumentin e punës, që sot e prezantoi Asociacioni civil “Most”, i cili mbi 13 vite bën vëzhgimin e zgjedhjeve në vend.

“Rekomandimet që i përmban ky dokument kanë të bëjnë vetëm për aspektet më të rëndësishme të procesit zgjedhor, siç janë sistemi zgjedhor, votimi në diasporë, KSHZ, lista zgjedhore, fushata zgjedhore dhe financimi i saj si dhe mbrojtja e të së drejtës zgjedhore. Këto nuk paraqesin ndryshim për rekomandimet që përshkruhen në raportet e “Most” për zgjedhjet e deritanishme, por duhet të lexohen në mënyrë komplementare me to. Një pjesë e tyre janë lëndë e bisedimeve mes partive politike ndërsa një pjesë prej tyre paraqesin angazhime shumëvjeçare të “Most” për të cilat partitë politike duhet të arrijnë konsensus” deklaroi drejtori ekzekutiv i “Most” Darko Aleksov në konferencën e sotme për shtyp.

Nga Asociacioni civil rekomandojnë që të revidohet sistemi i votimit jashtë vendit dhe kjo të suspendohet për zgjedhjet e ardhshme e më pas të hapet debat i gjerë për të gjithë aspektet e reja, me qëllim që të gjendet zgjidhje më adekuate.

Në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore nga “Most” kërkojnë që të parashihet afat në të cilin duhet të mbyllen llogaritë financiare për fushatën zgjedhore sepse, sipas kësaj organizate, mos- ekzistimi i këtij afati mund të krijoj probleme gjatë revidimit të raporteve financiare si dhe të verifikohet mundësia mediumet të japin donacione për partitë politike përmes mundësimit të lirimeve gjatë reklamimit të paguar politik.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...