fbpx

 “Most” vëren agjitim të votuesve dhe persona të paautorizuar që evidentojnë kush ka votuar

-

Agjitim të votuesve, tentim i fotografimit të fletëvotimit, persona të paautorizuar që evidentojnë votuesit, këtë e kanë vërejtur vëzhguesit e Asociacionit qytetarë “Most” në disa vendvotime.

-Në vendvotimin 1778 komuna e Novo Sellës, një person ka agjituar para vendvotimit. Në momentin kur ka ardhur policia ta arrestojë, personi ka ikur. Para shkollës fillore “Dimitar Vllahov” në Shtip gjenden persona të paautorizuar që evidentojnë votuesit që futen në objekt. Në vendvotimin 0281 në Vallandovë, një votues e ka fotografuar fletëvotimin. Këshilli zgjedhor ka thirrur policinë e cila e ka larguar votuesin nga vendvotimi dhe është fshirë fotografia- thuhet në deklaratën e “Most”.

Gjithashtu prej atje thonë se në vendvotimin 1580/1 për të cilin ata njoftuan në konferencën e më pashme, këshilli zgjedhor toleron votuesit të fotografojnë fletëvotimet.

Rreth rastit të fotografimit të fletëvotimit në vendvotimin 2556, fletëvotimi është izoluar dhe do të konsiderohet si i pavlefshëm.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.