Çiçakovski: Dalja e votuesve në njësi zgjedhore është rreth 11 përqind

-

 

Vendvotimet janë hapur në kohë, votimi po zhvillohet pa pengesa dhe për momentin nuk ka informata për parregullsi më të mëdha, informoi në konferencë për shtyp, kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski.

Rreth jehonës së votuesve nëpër njësi zgjedhore, deri në ora 10, është diku rreth 11%. Në nivel të shtetit dalja është 9.49%.

Dalja në njësinë zgjedhore 1 është 11.5%, në njësinë 2 është 9.70%, në njësinë 3, 11.36%, në njësinë 4, 11.29%, në njësinë 5 është 9.05% dhe në njësinë numër 6 dalja është 5.10%, njoftoi Çiçakovski.

Sa i takon denoncimeve të qytetarëve për shkeljen e të drejtës së votës që gjatë mëngjesit kanë arritur në KSHZ, Çiçakovski theksoi se “këto ankesa do të përpunohen në afat prej katër orëve dhe do të vendoset për to”, për çka do të njoftohet edhe opinioni.

Të dhënat nga votimi në diasporë ende po përpunohen dhe do të njoftohen gjatë ditës. Të dhënat për votimin e të burgosurve, të sëmurëve dhe të zhvendosurve, do të njoftohen pas orës 19:00.

Konferenca e radhës në KSHZ është caktuar në orën 14:00.

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...