fbpx

Grupet e punës të pushuar filluan takime të reja për KSHZ-në

-

Pas pushimeve verore, grupet e punës të partive politike, nënshkrues të marrëveshjes së Przhinos, para pak kohe sërish u takuan në tryezë të përbashkët.

Siç mësohet, temë e diskutimit të sotëm do të jetë Komisioni zgjedhor shtetërorë dhe kodi zgjedhor.

Përfaqësuesit e LSDM-së janë Cvetanka Ivanova dhe Damjan Mançevski ndërsa nga radhët e VMRO DPMNE Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov. BDI do të prezantohet përmes Artan Grubit dhe Musa Xhaferit ndërsa nga PDSH do të merr pjesë vetëm Imer Aliu.

Në takim arriti edhe lehtësuesi belg, Piter van Hojte.

Tani për tani nuk dihet sa do të zgjat takimi e as se do të ketë prononcime pas takimit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.