fbpx

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përballet me padi “të rënda” 8,3 milionë euro

-

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve paraqitet si palë e paditur në 46 procedura gjyqësore në të cilat kërkohet pagesa e gjithsej 511 milionë denarë ose rreth 8,3 milionë euro, zbulojnë revizorët shtetëror pas kontrollit në punën e Ministrisë gjatë vitit të kaluar, njofton Meta.mk.

Bëhet fjalë për procedura gjyqësore të ngritura për pagesën në bazë të borxhit, kompensim të dëmit, prishje të marrëveshjes, konteste të punës etj.

Njëkohësisht, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve paraqitet si paditës në 14 procedura gjyqësore në bazë të prishjes së marrëveshjes, kompensim të dëmit me vlerë prej 151 milionë denarë ose rreth 2,4 milionë euro.

“Ekziston paqartësi nga ngarkesa shtesë e përqindjes së vlerës me kamatën dhe harxhimet gjyqësore te kontestet gjyqësore, që ndjeshëm mund të ndikojë në buxhetin në periudhën e ardhshme”, theksojnë raportet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.