fbpx

Shumë komuna në RMV janë ende të mbyllura si “kuti të zeza”

-

Pushteti vendor në vendin tonë plotëson vetëm 25% të indikatorëve të nivelit të hapjes, të analizuar në fushat e transparencës, mundësisë për qasje, integritetit dhe efikasitetit. Ky vlerësim mesatar, që është shumë më poshtë se mesatarja në rajon, tregon nivel të ulët të përkushtimit dhe angazhimit të komunave për të përmbushur standardet e nivelit të hapjes, njofton Meta.mk.

Kjo është një nga gjetjet kryesore të studimit që e ka përgatitur Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OJQ-ve “ACTION SEE”, në të cilin në bazë të metodave shkencore  analizohet niveli i transparencës, niveli i hapjes dhe llogaridhënies së vetëqeverisjes lokale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe vendin tonë.

“Ky indeks tregon gjendje alarmante të nivelit të hapjes së pushtetit vendor, duke pasur parasysh esencën e ekzistencës së komunave, ku ata duhet të jenë në shërbim të qytetarëve; transparencën ta bazojnë në të dhëna dhe informacione të hapura; të ketë procedura të qarta për vendimmarrje përmes pjesëmarrjes, si dhe procedura të qarta për marrjen e shërbimeve publike; por edhe për të dhënë llogari se për çka i kanë përdorur paratë publike që i kanëpas në dispozicion dhe në çfarë mënyre e kanë përmirësuar jetën në komunitete”, thuhet në studim.

Ajo zbulon se komunat në vend shkojnë nga përmbushje dukshëm e ulët e indikatorëve të nivelit të hapjes prej 2% në komunën e Rankovces deri në komunën më nivelin më të lartë, Strumica me 52% përmbushje të indikatorëve të nivelit të hapjes.

Parimi i transparencës, i cili nënkupton që informacionet mbi rregullimin organizativ, buxheti dhe procedurat e prokurimit publik janë në dispozicion dhe të botuara publikisht në ueb-faqet e komunave,  komunat e përmbushin me 31%.

“Mund të theksohet se përmbushja e indikatorëve në nënkategorinë e transparencës së buxheteve, në krahasim me nënkategoritë e tjera në indeksin e transparencës, është më e larta në shkallën e përmbushjes, por duhet të theksohet se vetëm një e treta e komunave e kanë publikuar vazhdimisht në tre vitet e fundit buxhetet dhe ata e bëjnë këtë në formate të mbrojtura PDF, gjë që i bën të vështirë për qytetarët t’i kërkojnë. Përsëri, vetëm një e treta e komunave kanë praktikën e publikimit të raporteve gjysmë-vjetore për realizimin e buxhetit, përmes të cilave qytetarët marrin informacion të saktë mbi të ardhurat dhe shpenzimet gjatë vitit. Fatkeqësisht, nuk ka praktikë të publikimit të Buxhetit Qytetar për komunat, me çka qytetarët privohen nga mundësia për ta kuptuar buxhetin në mënyrë të thjeshtë, përmes grafikëve dhe ilustrimeve, përkatësisht cilat janë burimet e fondeve në komunën e tyre dhe cilat janë përparësitë e tyre për të cilat do të shpenzohen paratë e tyre, thuhet në studim.

Më pak se gjysma e komunave të monitoruara (Bogovina, Bërvenica, Çashka, Demir Hisari, Gazi Baba, Koçani, Kratova, Mavrova dhe Rostusha dhe Strumica) i publikojnë thirrjet për prokurime publike, që janë në rrjedhë e sipër, në ueb-faqet e tyre. Ndërsa vetëm gjysma e komunave të analizuara e publikojnë Planin për prokurime publike për vitin aktual.

“Përveç kësaj, nga mostra e vlerësuar i komunave, vetëm 20% publikojnë vendime për prokurimit e realizuara publiken në ueb- faqet e tyre (Bogovina, Bërvenica, Demir Hisari, Gazi Baba, Kratova dhe Strumica). Duke pasur parasysh që aktivitetet e komunave janë ngushtë të lidhura me shpenzimet publike, rekomandimi i vitit të kaluar mbetet që komunat duhet të avancojnë llogaridhënien e tyre me publikimin e informacionit të prokurimit publik, përkatësisht të publikojnë planet për prokurime publike, ankesat dhe vendimet me çka do t’u bashk[ngjiten praktikave të mira të përcaktuara nga komunat Bogovina, Bërvenica, Demir Hisari, Gazi Baba, Kratova dhe Strumica) ”, thuhet në studim.

“Meta”, për këtë situatë, ka kërkuar mendimin e Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNjVL). Ata thonë se puna transparente është një nga prioritetet e pushtetit vendor dhe që ata besojnë se është bërë përparim i vazhdueshëm në këtë drejtim.

“Sipas Indeksit të Transparencës aktive për vitin 2018” të Qendrës për komunikime qytetare, disa komuna janë në krye të listës. Në përgjithësi, mendimi ynë është që disa komuna tregojnë transparencë maksimale, ndërsa që disa duhet t’i kushtojnë vëmendje shtesë kësaj fushe. Në atë drejtim, BNjVL ka realizuar disa trajnime vitin e kaluar ku ishin të ftuar kryesisht personat përgjegjës për marrëdhënie me publikun në komuna. Trajnimet iu kushtuan një numri temash, duke përfshirë: “Menaxhimi i komunikimit të brendshëm – një kërkesë e rëndësishme për punën transparente të komunës”, transparencën aktive të komunës”dhe të tjera. Transparenca aktive e komunës ”dhe të ngjashme. Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë përvojat e komunave më transparente, si dhe për atë se si ata i kanë arritur rezultatet e larta për punë transparente. BNjVL gjithashtu ka zbatuar një numër projektesh me komunat ndër vite, përmes të cilave u është kushtuar vëmendje e madhe autoriteteve lokale për të siguruar procedura dhe kushte të përshtatshme për përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje me rëndësi lokale. Një shembull të tillë më të theksuar paraqesin “Forumet në komunitet”, të cilat janë të institucionalizuara në statutet komunale, si një mjet i ri, shtesë për pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisjen lokale, i cili zbatohet në mënyrë efektive në shumë komuna “, thonë BNjVL.

Rreth problemit që shumë komuna nuk i publikojnë vendimet që i miratojnë Këshillat komunalë, vendimet që i sjellin kryetarët e komunave, procesverbalet e seancave të Këshillave komunalë, Statutet e komunave … në BNjVL theksojnë që vendimet që miratohen nga Këshillat, komunat i publikojnë në Buletinet zyrtare, dhe pothuajse çdo komunë i ka publikuar në faqen e tyre të internetit.

“Ne do të biem dakord vetëm se mund të ketë një numër më të vogël komunash që praktikojnë ‘transparencë aktive”, d.m.th “më dukshëm” të paraqesin vendimet e miratuara. Gjatë kësaj duhet të kemi parasysh që ka komuna të cilat një pjesë të informacioneve i vendosin në tabela të veçanta të përshtatshme, të vendosura në vetë ndërtesën komunale ose në lagje, ose ua shpërndajnë qytetarëve në tubime dhe ngjashëm. Kjo është veçanërisht e theksuar në komunat më të vogla”, thonë nga BNjVL.

Pyetjes sonë për arsyet e mungesës së transparencës së komunave dhe nëse problemi qëndron në kapacitetet e dobëta njerëzore të vetëqeverisjes lokale apo në mungesën e vullnetit për punë të hapur, nga BNJVL thonë se transparenca e komunës nuk mund të “përcaktohet” vetëm nga të dhënat e paraqitura në ueb faqen e saj sepse ekzistojnë një numër formash tjera të funksionimit transparent.

“Do të pajtohemi që komunat mund të kenë nevojë të kërkojnë mënyra të reja për t’iu drejtuar qytetarëve për përfshirjen e tyre më aktive në vendimmarrje me rëndësi lokale. Është e vërtetë që komunat më të vogla përballen me mungesë të stafit të caktuar, siç janë TIK. Gjithashtu, për shkak të mungesës së mjeteve financiare, shumë shërbime me kompetenca të shumta të pushtetit lokal mbulohen vetëm nga një person nga administrata komunale. Këto janë sfida serioze për pushtetin lokal dhe për këtë arsye ne nuk do të pajtohemi që është një hezitim për të punuar hapur”, thonë nga BNjVL.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.