Auditorët shtetërorë zbuluan kaos në punën e Komunës së Strugës

-

Llogaria bankare e komunës së Strugës është bllokuar që nga gushti i vitit 2010, pas një vendimi të gjykatës nga Gjykata Themelore e Strugës për kredi të miratuar në vitin 2000 për “Proakva Strugë” që ka kap shumën e përgjithshme prej 3.7 milionë euro, kanë zbuluar Auditorët shtetërorë në raportin për funksionimin e komunës gjatë vitit 2018, njofton Meta.mk.

Kredia ishte planifikuar të shlyhej deri në korrik 2015, dhe komunat e Strugës dhe Ohrit ishin garantuesit për të përmbushur detyrimet.

“Në fund të 2018, sipas raportit të Ministrisë së Financave, kanë ngelur 30 milionë denarë të detyrimeve të papaguara të kredisë dhe gjithsej 312.7 milion detyrime të papaguara në bazë të urdhëresave për përmbarim”, thuhet në raport.

Në raport shtohet se në fund të 2018 Komuna e Strugës ka detyrime të papaguara ndaj kreditorëve që kapin shumën 314.7 milion denarë, në të cila janë regjistruar edhe detyrime pas procesit gjyqësor dhe vendime ekzekutive për përmbarim të gjykatës.

Auditorët theksojnë se të gjithë kryetarët e komunave në vitin 2011, pavarësisht bllokimin të vazhdueshëm, nuk kanë deklaruar paqëndrueshmëri financiare, përkundrazi janë futur në projekte të reja dhe prokurime publike me çka i kanë rritur më tej detyrimet financiare të komunës.

“Si masë për të kapërcyer paqëndrueshmërinë financiare, Kuvendi në vitin 2018 miratoi një Ligj mbi ndihmën financiare për njësitë e vetëqeverisjes lokale për financimin e detyrimeve të faturuara dhe të papaguara. Sipas ligjit, që nga shtatori 2018, Komuna e Strugës raportoi gjithsej 262.2 milion denarë detyrime të papaguara. Në bazë të këtyre të dhëna dhe Ligjit që parashikon shpërndarjen e fondeve në vlerë prej 51% të detyrimeve të papaguara të raportuara në Nëntor 2018, 133.7 milion denarë janë transferuar në Buxhetin e Strugës nga Buxheti i Shtetit “.

Matematika tregon se edhe me mbështetjen financiare të shtetit, komuna nuk mund të dalë nga situata e vështirë financiare kryesisht për shkak të mungesës së përgjegjësisë për punët e shtëpisë. Këtë e tregojnë edhe auditorët të cilët, ndër tjerat, kanë konstatuar se Komuna e Strugës nuk e ngarkon në mënyrë efikase taksën e pronës, as nuk është e azhurnuar në arkëtimin për rregullimin e tokës dhe për pagesat tjera.

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...

Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran

Pretendimi: Vijnë pasoja të rëndësishme në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Iran Vlerësimi: Mungon konteksti Lajmet keqinformuese apo ato të shpërndara me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime kanë shfrytëzuar gjerësisht...