fbpx

Filloi rikonstruimi i Laboratorit Qendror të MMPH-së

-

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka filluar me rregullimin e pajisjes së Laboratorit Qendror të Ministrisë, e cila duhet që t’i paraprijë procesit të akreditimit. Këto ditë është publikuar shpallje për furnizime publike me vlerë prej 41.000 euro për kryerjen e punëve të rikonstruimit dhe adoptimit të hapësirë së Laboratorit Qendror në MMPH, njofton Meta.mk.

Procesi i akreditimit do të jetë afatgjatë dhe përveç rregullimit të hapësirave të Laboratorit Qendror duhet që të pajisen edhe aparatura dhe instrumente, ndërkaq pastaj edhe të zgjedhet shtëpi konsulentësh e cila duhet që ta udhëheqë procesin e akreditimit të metodave për punë në laboratori.

Pasi që të akreditohet. Laboratori i MMPH-së do të duhet të paraqesë mjet të rëndësishëm në zinxhirin e mbrojtjes së mjedisit jetësor me detyrë bazë për konstatimin e ekzistimit të burimeve të grimcave të dëmshme në ajër, ujit dhe tokës, duke ndihmuar që inspektimet e mjedisit jetësor të konstatojnë në atë, kush, sa dhe ku ndot.

Edhe pse ekziston që në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, a në përbërjen e Ministrisë gjendet që në themelimin e saj në vitin 1995, kjo laboratori ende nuk është e akredituar për metodat e saja të punës, ndërkaq kontrollet që i ka bërë, pa marrë parasysh se sa janë precize, tani nuk munden të vlerësohen si dëshmi e fortë, veçmas në procedurat gjyqësore kundër ndotësve.

Për shkak të kësaj, edhe përskaj kryerjes së furnizimeve të pajisjeve moderne për laboratori, donacioneve që fitohen, por edhe trajnimeve të kuadrit profesional me të cilin laboratori disponon, e njëjta deri më tani ishte potencial i cili nuk është shfrytëzuar sa duhet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.