fbpx

Firmat që instalojnë pajisje të gazit në automjete të mbingarkuara, qytetarët nervozë për subvencionet në RMV

-

Pasi Ministria e ekonomisë e shpalli këtë fundjavë thirrjen për subvencione për instalim të pajisjeve për gaz në automjete, kompanitë që instalojnë këtë lloj të pajisjeve janë të mbingarkuara, ndërsa shumë qytetarë që duan të përdorin një subvencion nuk do të mund ta bëjnë këtë pasi pothuajse të gjitha firmat nuk kanë vende të lira për këtë muaj. Afati i aplikimit është 2 dhjetori, njofton META.

Problemi është se për subvencionet, që mund të arrijnë maksimum 50 përqind të vlerës së pajisjes, por jo më shumë se 18,000 denarë, janë paraparë 15 milionë denarë ose rreth 244 mijë euro, e këto para mjaftojnë vetëm për rreth 900 automjete nga 145 mijë automjete të pasagjerëve që janë të regjistruara me vitin e prodhimit nga 2005 deri në 2018.

Qytetarët janë në ankth sepse edhe nëse marrin afat për instalim deri në fund të muajit, ata nuk do të mund të plotësojnë kushtet e tjera, përkatësisht ndryshimet duhet të evidentohen në lejen e qarkullimit, për çka gjithashtu nevojiten disa ditë. Dhënia e subvencioneve do të bëhet në bazë të parimin e “kush vjen i pari – shërbehet i parë”.

Siç informoi Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, për të marrë subvencione, pronarët e automjeteve të prodhuar nga viti 2005 e tutje duhet të blejnë dhe instalojnë LPG, metan ose lloj tjetër të karburantit alternativ në automjetet e tyre pas ditës së shpalljes së thirrjes publike, përkatësisht 1 nëntori.

“Me këtë automjet të modifikuar, pronari duhet t’i shkojë në Shërbimin teknik që do të konstatojë riparimin dhe pronari do të dërgohet në MPB, ku duhet të raportohet riparimi. MPB e lëshon një udhëzim për pronarin i cili e paraqet atë në shërbimin teknik, për të verifikuar se riparimi është në përputhje me rregullat. Shërbimi Teknik e inspekton automjetin, përgatit raport dhe lëshon një vërtetim dhe letër përcjellëse. Me atë Certifikatë dhe letër, pronari shkon në sportelin e MPB-së (që gjendet në Shërbimin teknik ose Stacionin e inspektimit teknik) ku merr një leje të re qarkullimi në të cilën është evidentuar korrigjimi, përkatësisht që është montuar pajisje për LPG, metan apo karburant të ngjashëm” – sqaroi Bekteshi.

Kjo masë është duke krijuar ankth te qytetarët, ndërsa për shkak të numrit të vogël të automjeteve – përkatësisht rreth 900 – gjithnjë e më shumë në publik po dëgjohen mendime se subvencionet do të vijnë vetëm për ata që “politikisht të përshtatshëm”.

Për më tepër, paratë mjaftojnë vetëm për rreth 900 automjete nga 145,000 automjete të pasagjerëve që janë të regjistruar me vit të prodhimit 2005 – 2018, që si masë për të luftuar ndotjen e ajrit është minore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.